Flash

Donald Trump kritikon Rihanna për shfaqjen e saj: Dështim

Lapsi.al 13 February 2023
Donald Trump kritikon Rihanna për shfaqjen e saj: Dështim

Ish-presidenti Donald Trump ka kritikuar së fundmi Rihannan për shfaqjen e saj të Super Bowl. "DËSHTIM EPIK: Rihanna dha, pa diskutim, shfaqjen e vetme më të keqe të pjesës së parë në historinë e Super Bowl", shkroi Trump në Truth Social.

Në postim, Trump akuzoi këngëtaren për përdorimin e gjuhës “të turpshme dhe fyese”, ndoshta në lidhje me incidentin e vitit 2020, në të cilin Rihanna u pa duke pozuar përpara një instalacioni artistik të pikturuar. Pjesa qendrore e instalimit ishte një makinë që kishte fjalët "Fuck Trump" të pikturuar mbi të.

Ish presidenti kritikoi gjithashtu zgjedhjet e modës së Rihanna-s në Super Bowl, duke shkruar: "Gjithashtu edhe stili i saj!" Kjo është hera e dytë brenda një jave që Trump e ofendon artisten. Në një postim në Truth Social,, Trump tha se ajo nuk do të ishte "asgjë " pa stilisten e saj. " Ajo nuk ka "ASNJË TALENT!"

Rihanna performoi një përzierje prej 12 këngësh në Super Bowl, duke përfshirë "Umbrella", "Diamonds" dhe "All of the Lights". Gjatë setit të saj 13 minuta e gjysmë, ajo tregoi barkun e rrumbullakosur duke zbuluar se është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë me A$AP Rocky. Publicistja e saj konfirmoi  gjithashtu shtatzëninë për The Hollywood Reporter./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI