Flash

Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

Lapsi.al 13 February 2023
Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”. I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh se në kohën që ishte në pushtet kishte urdhëruar që asnjë ambasador i vendeve të NATO-s të mos përgjohej.

“Edhe unë jam përgjuar, telefoni im është përgjuar nga Barack Obama. Kur doli lista, Obama kishte kërkuar dhe regjistrimin tim. Unë kisha dhënë urdhër që të mos përgjohet asnjë ambasador i NATO-s. Unë them atë që kisha dhënë, ky ishte koncepti im. Vjen njëherë një ambasador. Më thotë: “Mua më regjistrojnë”.

I thashë, që po të qe regjistruar merr vendin tënd, se po të përgjojnë shërbimet armike, sepse vendi ynë nuk e bën pasi kam dhënë urdhër. Ajo më shërben si garanci, se i thashë më nxirr një fakt. Do përgjojë kryeministri i Shqipërisë presidentin e SHBA, për çfarë i duhet? Prandaj i thosha nuk keni asnjë fakt mbi tokë atyre që më shpallën "non grata" – tha Berisha që më pas u shpreh i sigurt se Rama është nën hetim në SHBA për aferën “McGonigal”.

“Dallimi si nata me ditën, ka një dokument gjykata që autorizon hetimin në çdo gjë të Edi Ramës, ai është person nën hetim dhe të garantoj se e kam nga juristët më të shquar të atij vendi. Ai nuk është në ndjekje penale por në hetim është 100%. Atë nuk e thërrasin sepse i kanë marrë çdo komunikim e çdo dokument nga viti 2017 deri më sot. Që është nën hetim e ke të sigurt mos e diskuto që i kanë marrë çdo dokument, prandaj është i axhituar ai. Unë nuk them se mund të merret i pandehur se ka imunitet diplomatik” – tha Berisha.

“Unë do e takoja me kënaqësi zyrtarin e FBI-së por jo me Agron Nezën, me ambasadorin e tij, unë kam takuar persona shumë të lartë të CIA-s dhe i kam prit me ambasadorin e SHBA-së dhe dy këshilltarë të mi. Asnjëherë nuk i kam pritur vetëm por të shoqëruar, Po të më vinte me dy individë të tjerë do të merrja me vete personin që kam për sigurinë kombëtare” – e mbylli kreu i PD-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI