Flash

Berisha: E vërteta e deklaratës për video érotike

Lapsi.al 13 February 2023
Berisha: E vërteta e deklaratës për video érotike

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se fjalët e sotme të deputeteve të PS-së në Kuvend në lidhje me denoncimin e tij për video érotike në lidhje me McGonigal, ishte përpjekje e Ramës për të hequr vëmendjen nga problemet madhore të sigurisë. I ftuar në “Top Story”, ai ka shtuar se arsyeja se përse i ka bërë këto denoncime është interesi kombëtar dhe korrupsioni érotik.

“Në Parlament të propozojë përjashtimin e deputetit pse ka folur në konferencë shtypi, kjo s’ka ndodhur kurrë në histori përveçse në këtë mazhorancë që e konsideron Parlamentin si bashkime profesionale. Histori unike. Rama i paaftë për të përballuar tmerrin e lidhje me McGonigal, nxori sot zonjat. Ju them me sinqeritet se fillimisht thash ç’po flasin, kur pastaj mora vesh se e kishin për deklaratat e së premtes. Është përpjekje e Ramës për të paraqitur si një turist seksi McGonigal dhe për të injoruar problemet madhore të sigurisë.

Deklarata duket qesharake, ishte e porositur me 2 qëllime, por të dytin nuk e them, nuk duhet thënë. Mund tu them që këta kanë rikthyer eksponentët më kryesorë të sigurimit të shtetit në shërbim, Dhe ata këtë punë bëjnë. Vendi ka interesa kombëtare e shoqërore. Nëse këto momente janë shprehje të korrupsionit erotik, atëherë unë i denoncoj”, - ka deklaruar Berisha që akuzoi Ramën dhe McGonigal se kanë pasur një agjendë për të shkatërruar opozitën.

“Skenari për shkatërrimin e opozitës në të cilin u angazhua Edi Rama dhe po kaq në mënyrë destruktive Yuri Kim, kaloi në tre faza. E para ishte futja në sqetull e Bashës më procesin që u ndërpre në Apel dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë, Edi Rama dërgoi disa herë Engjëll Agashin. Kjo nuk sillte atë që donte Rama. Komisionin hetimor me Bashën këto ditë e nxjerrim e kemi përfunduar. Ato para nuk kanë hyrë në arkën e PD-së. Pasi nxori prokuroria raportin doli raporti tjetër ku u tha se Putin ka dhënë para në Evropë, ndër të cilat ka marrë edhe PD-ja. Pas kësaj u detyruam të hetojmë.

Etapa e dytë ishte të godasim një njeri që kishte autoritet moral dhe këtë e zgjidhën me non-gratën. E treta ishte ti marrim logon, vulën e flamurin. Më 6 mars u zhvilluan zgjedhjet dhe ne nuk kishim vendim për Kuvendin e 11 dhjetorit. Pa vendimin e Gjykatës ne bëmë si bëmë dhe me 25 mars gjykata vendosi që këto janë legjitime.

Yuri Kim i shkon në zyrë Lulit dhe i thotë duhet t’i vijmë në ndihmë Lulzim Bashës. Erion Veliaj thërret kolegun tuaj gazetar pas 20 minutash dhe i thotë ka ndodhur kjo e kjo dhe ai gazetar vjen ë zyrën time e më thotë ka ndodhur kjo e kjo, unë direkt dola në konferencë shtypi. Kur unë thashë këtë ajo të nesërmen bëri Tëitterin, tha se është mirë të ndërhyjë, nuk e mohoi dot se e kuptoi që Veliaj ma tha mua.

Yuri Kim ka të gjithë shpresën tek Gerge Soros. Yuri Kim është përpjek me gjithë forcën për të ndikuar në vendimin e tre marsit. Gjykata e ka dhënë vendimin për ne, nuk ka shkallë tjetër, Gjykata e Apelit nëse zbaton ligjin ka vetëm një alternativë. Unë s’mund të akuzoj një njeri por e di përpjekjet që po bëhen.” - tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në aksin Shkodër – Lezhë

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Shkodër – Lezhë. Në aksident janë përfshirë dy automjete të cilat kanë marrë dëmtime të konsiderueshme...

22:14

Berisha: Unë jam përgjuar nga Obama

Kreu i Partisë Dekoratike Sali Berisha ka deklaruar se ka qenë një nga personat e përgjuar gjatë administratës “Obama”. I ftuar në “Top Story”, Berisha u shpreh...

21:45

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI