Flash

Washington Post zbulon pse fshihet Rama

Lapsi.al 13 February 2023
Washington Post zbulon pse fshihet Rama

Ndërkohë që opozita dhe opinioni publik po kërkojnë me ngulm shpjegime shteruese nga kryeministri për lidhjen e tij me ish zyrtarin e arrestuar të FBI, “The Washington Post” ka publikuar, këtë të hënë, shkrimin më të ashpër për marrëdhënien okulte mes tyre. 

Sipas të përditshmes së famshme amerikane, McGonigal ka qenë i zhytur deri në fyt në një pakt sekret me Ramën. Përpos këtij konstatimi, gazeta vazhdon se Charles McGonigal, ka marrë para për të çuar përpara interesat e kryeministrit shqiptar.

Lexo me tej:

Detajet/ Washington Post: McGonigal i zhytur deri në fyt në pakt sekret me Ramën 

Pra, sa më shumë ditë kalojnë, aq më i qartë bëhet ky skandal: shefi i qeverisë e ka përdorur agjentin e korruptuar të FBI për luftën e brendëshme, që ka pasur si qëllim asgjesimin e rivalëve politikë. Këtu nuk ka më dyshime. Sado që Edi Rama dhe boritë e tij të propagandës të vazhdojnë të thonë se emri i kryeministrit përmendet pa shkak, plot 14 herë në aktakuzë, nga Tirana deri në New York e Washington, mediat e pavarura dëshmojnë të kundërtën. 

“New York Times” e thoshte fjalë për fjalë se "McGonigal ndërmori hapa në dobi të këtij politikani”. CNN fliste për një “marrëdhënie të fshehtë”, ndërsa, së fundi, Washington Post e përshkruan ish agjentin si të përfshirë deri në fyt në paktin sekret me Ramën. 

Por, përpos këtij konfirmimi, shkrimi i kësaj të hëne ka edhe një detaj interesant, që më shumë sesa për të shkuarën e raportit Rama- McGonigal, hedh dritë për sjelljen aktuale të kryeministrit dhe për hezitimin e tij për t'u përballur publikisht me akuzat.    

Shumëkujt i ka bërë përshtypje fshehja e Ramës ndaj interpelancës dhe mocionit për debat që kërkoi opozita në Kuvend. Publikut i ka lënë gjithashtu një shije të keqe shfaqja e tij në intervista të negociuara, ku pothuajse nuk tha asnjë detaj më shumë. 

Këtë gjë ka bërë edhe me gazetën e madhe amerikane. Rama, që nuk lë rast pa nxjerrë kokën në dritaret e mediave të famshme botërore, ai që është i gatshëm të përveshë llërët në polemika dhe të bëjë lajm nga Londra, në Washington e deri në Athinë, herë duke goditur ministren e Brendëshme britanike, Suela Braverman, herë duke e quajtur Donald Trumpin “Turpi i njerëzimit” e herë duke u treguar grekëve se Akropolin e shpëtuan shqiptarët,  i është shmangur pyetjeve të Washington Post. Madje është interesante se, kur gazeta ka kërkuar të citojë versionin e qeverisë, këtë gjë nuk e ka bërë as i zakonshmi Endri Fuga. Po të lexohet shkrimi, disa sqarime të thjeshta i jep Manjola Hasa. 

Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Pra, Edi Rama jo vëtëm që i është shmangur implikimit personal, por ai ia ka ndaluar edhe drejtorit të tij të komunikimit, që i përgjigjet përherë mediave të huaja, ta bëjë këtë. 

A mos nga frika se edhe Fuga që e shoqëron pothuajse gjithmonë Ramën, mund të përdoret nesër si dëshmitar? A ka të bëjë kjo me një strategji të këshilluar nga avokatët, se kryeministri duhet të flasë sa më pak për këtë çështje?

Apo e gjitha përbën një plan të përcaktuar komunikimi, për të thënë sa më pak për sa kohë askush nuk e di se ç’ka në dosjet e prokurorëve amerikanë?

Të gjitha këto pyetje janë të ligjshme të shtrohen sot, kur magjistari i marrëdhënieve me gazetarët e huaj, po iu shmanget atyre, madje ashtu sikurse na tregoi Washington Post, i ka mbyllur gojën edhe zëdhënësit të vet zyrtar.

Ky detaj që nxori si padashje gazeta amerikane, na dëshmon se sa të kota janë përpjekjet e opozitës për të bërë interpelanca ku del të përgjigjet Elisa, mocione për debat, që anullohen sepse gjoja i kërkon non grata, apo komisione hetimore që hidhen poshtë pa arsye. E vërteta është e thjeshtë: Rama nuk do të flasë për shqiptarët, sepse ende nuk di se ç’mund të kenë kundër tij amerikanët.  

©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse kryeministri është i kursyer në sqarimet për skandalin McGonigal. Ai deshi të zëvendësojë interpelancën p...

11:16

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që k...

20:03

RiLlindja i RiVrau dëshmorët e 21 janarit

Zakoni i lodhur për të rikujtuar në çdo përvjetor dëshmorët e 21 janarit, ashtu siç bënte regjimi i vjetër në çdo 5 maj, me disa nga ata që kishin vrarë pas shp...

17:57

Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

Disa javë më parë, teksa dilja nga një debat televiziv, një nga deputetët e PD-së që kishte qenë gjithashtu në studio, m'u afrua dhe për çudinë time të madhe më...

13:41

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI