Flash

Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni menjëherë nga Rusia

Lapsi.al 13 February 2023
Ambasada e SHBA-së thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni

Shtetet e Bashkuara kanë këshilluar qytetarët amerikanë që të largohen menjëherë nga Rusia për shkak të luftës në Ukrainë dhe rrezikut të arrestimit nga agjencitë ruse të zbatimit të ligjit.

“Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë”, tha ambasada amerikane në Moskë,” tha ambasada në një njoftim.

Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar vazhdimisht qytetarët e tyre që të largohen nga Rusia. Paralajmërimi i fundit i tillë publik ishte në shtator, pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi një mobilizim të pjesshëm.

“Shërbimet ruse të sigurisë arrestuan shtetas amerikanë me akuza të rreme, diskriminuan qytetarët amerikanë në Rusi duke i burgosur dhe duke iu mohuar të drejtat”, tha ambasada.

“Autoritetet ruse zbatojnë arbitrarisht ligjet lokale kundër udhëheqësve fetarë që janë shtetas amerikanë dhe kanë nisur hetime të dyshimta penale kundër shtetasve amerikanë të përfshirë në veprimtari fetare”.

Rusia ka hapur një çështje penale kundër një shtetasi të Shteteve të Bashkuara për dyshimin për spiunazh, njoftoi Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB) në janar.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI