Flash

Porosia e Berishës: Qëlloni Veliajn me vezë dhe domate kudo ta shihni

Lapsi.al 12 February 2023
Porosia e Berishës: Qëlloni Veliajn me vezë dhe domate kudo ta

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha bëri akuza të forta për Erion Veliajn, kreun e Bashkisë së Tiranës.

“Bashkia e Tiranës, nuk ka fyerje më të madhe për çdo qytetar të Tiranës, se sa ai kryetar. Çfarë duhet ti bëjë më shumë qytetarëve ai. Sa që për çdo thes me plehra që derdh, i vjedh paturpësisht. Si një hajdut ordiner. Ua ka rritur me 60-70 % taksën e pastrimit qytetarëve. Ua ka rritur tre herë bizneseve” – tha Berisha që vijoi me të tjera shigjetime.

“Çfarë do të bëjë më shumë ai, të vijë të fusë duart në xhepa? Por ai po i fut duart në xhepat tanë. Çfarë mund të bëjë më shumë një hajdut se ky, që shkelmon kushtetutën. Ka vendosur taksën e arsimit, por Shqipëria me kushtetutë, arsimi është falas. E ka kushtetuta, ku e gjen autoritetin ky hajdut që të taksojë qytetarët e Tiranës për fëmijët e tyre. Kush ja jep këtë të autoritet. Kushtetuta ja ndalon.

Kushtetuta detyron bashkinë, qeverinë dhe cilindo që tu japë arsim falas fëmijëve. Kurse ky i detyron qytetarët të paguajnë taksë për ndërtimin e shkollës, e quan taksë arsimi. Ky rrugaç subrakushtetues. A mundet një njeri të veprojë në këtë mënyrë. Ku e gjen autoritetin ai të shpallë me taksë një shërbim që kushtetuta nuk e lejon, e garanton falas. A mundet ky të qarkullojë nëpër Tiranë. Ky është një kriminel kushtetues, është një hajdut, hajdut i pafytyrë.

Dhe çfarë bën me para. Këtu të gjithë që janë qytetarë, kanë fëmijë, nuk kanë fëmijë paguajnë taksën e arsimit thotë ai. Ku e bazon ky taksën, ku e bazon? Por çfarë mund ti thuash këtij që nuk ka ligje as kushtetutë. Arsimi në Shqipëri është i garantuar falas. Po të jetë puna, po të mos ishte kjo, detyrim kushtetues një qeveri mund të vinte një taksë kombëtare për arsimin. Por se bën dot një qeveri atë, e ndalon kushtetuta, kurse ky nuk ka kushtetutë, ka kushtetutën e xhepit. Si mund të qarkullojë lirshëm ky njeri. Më thoni ju mua – tha Berisha që më pas bëri një thirrje.

“Jo se ai kalon mes nesh. Ai duhet të gjuhet me vezë, me domate kudo që shkon. Degët e PD-së janë të porositura, të ja nxijnë ditën këtij hajduti. Por si mundet të dalë mbi kushtetutën ky. Dhe çfarë bën me paratë që ua merr nga xhepat qytetarëve, na ndërton shkolla 6 milionë euro, 3 milionë euro dhe për të mbuluar vjedhjen i vënë emrin ‘Bashkim Fino’, ‘Petro Koçi’ mund të ja vejë, kush e di çfarë emrash ka vënë, ‘Gramoz Ruçi’. Ua them socialistëve, por kjo është vjedhje për të gjithë, pavarësisht nga emrat. Si mund të vjedhë ai në këtë mënyrë. Na fal Petroja se ndoshta nuk ka shkollë me emrin e tij” – e mbylli Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Probleme me energjinë elektrike në Tiranë

Mbi 10 familje në afërsi të “Shkollës së Baletit” në Tiranë nuk kanë në banesat e tyre energji elektrike. Banorët thonë se kanë që prej mbrëmjes të së shtunë...

16:19

Ilir Meta: Largimi i Ramës, i domosdoshëm

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se largimi i kryeministrit Edi rama nga pushteti është i domosdoshëm për të ardhmen europiane të vendit. ...

14:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI