Flash

Parashikimi i motit, zonat me vranësira pasditen e sotme

Lapsi.al 12 February 2023
Parashikimi i motit, zonat me vranësira pasditen e sotme

Pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU moti i kthjellë dhe temperaturat relativisht të larta do të jenë dominante. Konkretisht me diell dhe ngrohtë vijojnë: Pellgu i Mesdheut, Europa Qendrore si edhe gadishulli Skandinav NDERSA Europa Lindore paraqitet me reshje të dendura dëbore dhe temparatura të ulëta. Po ashtu, me reshje shiu e dëbore do të jetë kryesisht Ballkani verior POR në sasi të pakta.

Shqipëria

Sipas MeteoAlb: Eshtë tërhequr vala e acartë nga territori shqiptar duke udhëtuar dret Europës Lindore; për pasoje, i gjithë vendi do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i ngrohtë KU më të theksuara kthjellimet PARAQITEN në bregdet dhe zonat e ulëta. Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash të pakta në të gjithë zonën malorë përgjatë shtrirjes Lindore. Kushtet e stabilitetit atmosferik do të vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi kryesisht verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim  3 ballë.

Kosova

Pritet rritje graduale e vlerave barike duke sjellë në republikën e Kosovës dominim të kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24_orëshit, KU kthjellimet do të jënë prezente, më të theksuara në pjesën e parë të ditës. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e kosovës. Temperaturat e ajrit do të rriten duke ju afruar vlerave mesatare normale klimatike të shkurtit.

Maqedonia e Veriut

Ndërkohë; edhe republika e MV deri në orët e mesditës do të jetë nën ndikimin  e moti të  kthjellët dhe të ngrohtë në pothuajse gjithë vendin, POR pas-meessditës dhe në vijim priten kalime të lehta vranësirash, kryesishtë në zonat Lindore. Ndërsa temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje duke ngjitur termometrin deri në 6°C në qytetin e Manastirit.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI