Flash

Historia pas xhaketës ikonike të Princeshë Diana

Lapsi.al 12 February 2023
Historia pas xhaketës ikonike të Princeshë Diana

Ka një mbretëror që do të kishte brohoritur për "Eagles"në Super Bowl 2023 të dielën.

Princesha Diana u fotografua në disa raste e veshur me një xhaketë universiteti Philadelphia Eagles, por shumë fansa  nuk janë në dijeni të lidhjes së saj me ekipin e Pensilvanisë. CBS Philadelphia ndau historinë pak të njohur në një transmetim të kohëve të fundit para Super Bowl, me mbesën e ish pronarit të Eagles Leonard Tose duke treguar se si Diana fitoi veshjen e famshme.

“Ajo nuk ishte domosdoshmërisht një fanse e Eagles, por  i pëlqenin ngjyrat e Shqiponjave të Philadelphia”, tha Marnie Schneider në transmetim. Schneider vazhdoi të shpjegoi se xhaketa përfundoi në dollapin e Dianës si rezultat i një lidhjeje që ndodhi në funeralin e Grace Kelly në 1982. Jackie Edelstein, ishte një mik i familjes Kelly dhe mori pjesë në funeralin e vendasit Philly, ku ai bisedoi me Princeshën e Uellsit dhe ajo e pyeti për punën e tij dhe ngjyrat e ekipit. Kur ai tha se ishin të argjendta dhe jeshile, Diana u përgjigj: "Këto janë ngjyrat e mia të preferuara", sipas Edelstein.

Pasi i erdhi ideja për t'i dërguar asaj disa veshje të Eagles, Schneider tha se gjyshi i tij i sugjeroi dicka tjetër. “[Edelstein] tha: ‘Dua t’i dërgoj disa bluza’ dhe gjyshi im u shpreh: ‘Ajo është princesha! Ju nuk mund t'i dërgoni asaj vetëm bluza. Ne duhet të bëjmë diçka të veçantë për këtë grua.” Ata përfunduan duke i dërguar një kuti dhuratë me një sërë artikujsh Princeshës Diana, duke përfshirë xhaketën e famshme me një logo të qëndisur të Eagles në anën e pasme. Kur u pyet për reagimin e gjyshit kur princesha e veshi këtë stil, Jackie tregoi; "Unë mendoj se ai ndoshta ishte i befasuar, si shumë njerëz."

 

 

Të këshilluara

 Taika Waititi, tatuazh dedikuar Rita Oras

Taika Waititi ka zbuluar së fundmi se ka bërë një tatuazh dedikuar partneres së tij, artistes Rita Ora-s. Regjisori postoi një foto nga afër të tatoos , shkronj...

15:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI