Flash

Dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në Maliq

Lapsi.al 12 February 2023
Dhunuan kunatën, procedohet çifti i bashkëshortëve në

Një çift bashkëshortësh në Maliq janë proceduar në gjendje të lirë për ushtrim dhune. Policia thotë se në bashkëpunim mes tyre, ata kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës. Autoritetet kanë lëshuar menjëherë urdhër-mbrojtjeje për personin, që dyshohet të jetë dhunuar. Nga ana tjetër kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 32 vjeç dhe për bashkëjetuesen e tij, shtetasen A. V., 30 vjeçe, banues në fshatin Shqitas, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj kunatës së tyre (nuses së vëllait të 32-vjeçarit) për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI