Flash

Chris Martin: Rihanna, këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave

Lapsi.al 12 February 2023
Chris Martin: Rihanna, këngëtarja më e mirë e të gjitha

Chris Martin  shpalli së fundmi Rihanna-n "këngëtaren më të mirë të të gjitha kohërave" përpara shfaqjes së saj  Super Bowl LVII Halftime.

“Duhet të jesh idiot që të mos e pranosh që ajo është këngëtarja më e mirë e të gjitha kohërave”, tha krijuesi i hitit “Yellow” në një intervistë me Zane Lowe. “Unë nuk e njoh shumë mirë Rihannën,” rrëfeu Martin. “Kemi performuar disa herë me të dhe është gjithnjë e më e rrallë që ajo thjesht të këndojë, gjë që e bën atë edhe më të veçantë.”

Coldplay bashkëpunoi me këngëtaren " në vitin 2011 në albumin e tyre të pestë në studio "Mylo Xyloto".  “Pra, është e vështirë për mua. Jam shumë i njëanshëm sepse jam një fans i madh i Rihanna-s,” i tha ai Lowe. “Dua të them, mendoj se ajo thjesht mund të dilte me xhup dhe të këndonte, dhe kjo do të ishte shumë mirë.”

Në konferencën për shtyp të Apple Music, këngëtarja e "Work"  tregoi se çfarë mund të presin fansat nga performanca e saj. “Ne kemi punuar për të dhe çdo ditë i afrohet produktit të përfunduar,” tha Rihanna. “Kemi bërë shumë përgatitje .  “Dua të them, 300 deri në 400 njerëz që e prishin skenën dhe e rindërtojnë atë  në tetë minuta. Është e pabesueshme. Është pothuajse e pamundur.”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

 Taika Waititi, tatuazh dedikuar Rita Oras

Taika Waititi ka zbuluar së fundmi se ka bërë një tatuazh dedikuar partneres së tij, artistes Rita Ora-s. Regjisori postoi një foto nga afër të tatoos , shkronj...

15:20

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI