Në përfundim të protestës së thirur nga opozita, mbështetës të saj kanë nisur të hedhin mjete piroteknike në shkallët e Kryeministrisë. Ndërkohë që kreu i PD, Sali Berisha, ka nisur një marshim smbolik drejt Parlamentit, Bashkisë Tiranë dhe PS-s fillimisht e më pas tek Ministria e Brendshme ku kërkoi dorëheqjen e ministrit Çuçi, pastaj tek bashkia Tiranë ku ka godtur Erion Veliajn, për ta përmbyllur turin para selsë së PS-së.
Lexo me tej:
Andi Bushati: Protesta, të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur
Para parlamentt, një godine që është shndërruar në kasaphanën e të drejtëve të opozitës, Berisha njoftoi se protësta e radhës do të bëhet të hënën në ora 17 00 para kësaj godine ku Rama po tenton ti shmanget një përballje me deputetët për çështjen McGonigal.

Kryetari demokrat, Sali Berisha, u ndal tek bunkeri përpara Ministrisë së Brendshme, për t’i dërguar një mesazh kreut të kësaj ministrie, Blendi Çuçit. “Erdhëm këtu për t’i dhënë një mesazh ministrit të familjes Çuçi, që është anëtar i organizatës kriminale të Ramës, se ai duhet të japë urgjentisht dorëheqjen.

Në vijim kreu i PD shkoi edhe te godina e Bashkisë Tiranë, ku hodhi akuza ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj për aferën e inceneratorëve. Berisha paralajmëroi “përgjigje të merituar” nga revolucioni për të gjithë sektin e Rilindjes.

“Njeriu që ka uzurpuar këtë zyrë të nderuar të qytetarëve shqiptarë, është një nga hajdutët më të shpifur, më të patolerueshëm që ka pasur qyteti ndonjëherë. Ne erdhëm këtu për të dhënë mesazhin tonë. Ky njeri ka shndërruar fushën e Sharrës në minierë floriri për veten dhe familjen e tyre. Erdhëm këtu për t’i dhënë mesazhin: revolucioni do flasë me të!” tha Berisha.
Mbyllet protesta e opozitës, tym e flakë para Kryeministrisë (FOTO)
Më pas Berisha etapën e radhës e përqëndroi tek selia e PS-së. Kjo përbën një risi sepse zakonisht asnjë parti nuk proteston përpara selisë së një force rivale. “Kam ardhur së pari për një mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm shqiptarë. Kam ardhur për t’u thënë se kjo ndërtesë është shndërruar në simbolin e të keqes nga një grup kriminal i kryesuar nga Edi Rama,” tha kryetari demokrat. Përveç Edi Ramës ai sulmoi fort edhe Taulant Ballën. ai që ka kryesuar grupin parlamentar është një trafikant i turpshëm një njeri që në Rumani u ka nxjerrë viza prostitutave rumune, është njeri që është marrë me trafik i ka dalë emrin në shumë regjistrime të grupeve kriminale, ata mbrojnë interesat kriminale të familjeve të tyre.

Po Gjiknuri? O socialiste të ndershëm, nëse Alda Klosit iu gjetën 700 mijë euro në dyshek, Damianit i kanë humbur 6 milionë euro bashkë me nënën e tij po ku i mori ai ato, vendi i tij është në burg dhe vetëm në burg, o socialistë të ndershëm ju që mbani mend se çfarë i përmendte Enver Hoxha, Beqir Ballukut ishte fërgesa e Tiranës, po mbesa e tij këput biftekun me lekët tuaj 1 mijë dollarë, a nuk janë këta pushtuesit e vërtetë, po Xhaçka më thoni pak, e cila e nisi jetën me skemat piramidale, me çfarë merite e bëri Xhakça burrin investitor strategjik, këshilltari i saj ka vjedhur 2.2 milardë euro qytetarëve evopianë me call center, merreni këtë ardhje si një mesazh për ju si një akt denoncimi të këtyre uzurpatorëve”, tha Berisha.
I pyetur nga mediat, Berisha sqaroi se marshimi me katër etapa u pranë institucioneve më të inkriminuara në vend.
©Lapsi.al