Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri tani është rritur në mbi 25 mijë. 21 848 persona kanë humbur jetën nga tërmeti në Turqi. Ndërkohë 3553 të vdekur janë konfirmuar në Siri, duke çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 25,401.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës, Turqia u godit nga 2 tërmete të njëpasnjëshme me magnitudë 7.8 dhe 7.5 të shkallës Rihter.