Flash

Protesta, të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur

Lapsi.al 11 February 2023
Protesta, të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur

Protesta e së shtunës ishte e madhe, entuziaste, dhe e suksesshme në raport me konfirmimin e Berishës si lideri i padiskutueshëm i PD, por e vogël, e zbehtë dhe e pashpresë, për të simbolizuar pakënaqësisë anti Ramë që ekziston në vend.

Përtej folësve që u ngjitën në tribunë me vargjet e Fishtës apo Ali Asllanit, përtej slloganeve ironike me “Burg Brother Vip” dhe shpalljes së fillimit të revolucionit demokratik, gjithçka i ngjau një deja vu-je. Televizionet e lajmeve filluan që në mëngjes transmetimin e militantëve që niseshin nga rrethet, bulevardi u zaptua për dy tre orë, në fund u hodhën disa shashka kuq e blu dhe pastaj të gjithë u larguan të qetë dhe të lumtur.

Pra, ndonëse kjo protestë është një konfirmim në vazhdën e atyre që e kanë vulosur lidershipin e Berishës mbi opozitën, ajo mbetet tepër larg asaj që PD-ja na ka ofruar në të shkuarën. Si masivitet ajo nuk i afrohej mitingjeve madhështore nën siglën “Nano IK”, në 2004, që sollën, një vit më pas, ndryshimin me votë të pushtetit. Ndërsa për nga ashpërsia, forca dhe tregimi i dhëmbëve ajo as nuk krahasohej me atë që realizoi PD-ja e Bashës në 2019, e cila falë provokimit arriti të nxjerrë në pah, dhunën, arbitraritetin e policisë dhe përdorimin e shproporcionuar të gazit lotësjellës, që vizatonin më së miri fytyrën autoritare të regjimit. 

LEXO ME TEJ:

Itinerari pas largimit nga Kryeministria, 4 ndalesat e Berishës 

Pra pyetja që shtrohet përpara iniciuesve të “revolucionit demokratik” është: ç’vlerë ka të vazhdohet me këto manifestime, që nga njëra anë konfirmojnë një qëllim të arritur, atë se kujt i takon selia, vula dhe sigla, por nga ana tjetër janë krejtësisht të pamjaftueshme për të tronditur regjimin?

Natyrisht, e artikuluar në mënyrë kaq të vrazhdë, pyetja mund të tingëllojë cinike, sepse kushdo që e njeh situatën reale në Shqipëri, e di se në klimën e terrorit të patronazhistëve dhe aktiv1stëve qytetarët e punësuar kanë frikë të shfaqen në krah të opozitës, se një pjesë e militantëve të Laçit dhe Mamurrastit, me të cilët Berisha mburrej dikur se mund të rrëzonte çdo qeveri, janë rekrutuar me kohë nga bandat e dorogës e krimit, të lidhura me pushtetin, se në atmosferën e propagandës së shfrenuar mediatike, e institucioneve të “pavarura” të vëna në shërbim dhe të milionave të hedhura për të mbajtur opozitën të përçarë, ngjizja e një uragani ndryshimesh dhe shprese është shumë e vështirë për të marrë formë.

Berisha paralajmëron protestën tjetër: Të hënën të gjithë përpara Parlamentit 

Por, sërisht pyetja mbetet pezull: ç'mund të bëjë opozita në këto kushte?

Njëra rrugë, më me risk, por më afat shkurtër, është ajo e sjelljes si një pakicë radikale. Duke i tejkaluar caqet e protestave të ligjshme, duke flirtuar me prishjen e paqes së rreme, ajo mund të prodhojë efektin psikologjik të një pushteti që nuk është i pa sfidueshëm. Kështu, nga njëra anë, do të trimëroheshin ata që e urrejnë këtë regjim kleptokratësh, por janë të tulatur ta demostrojnë ndjenjën e tyre me zë të lartë, ndërsa nga ana tjetër, do të krijonte përshtypjen e përgjithshme se kjo klikë që mendon vetëm për të grabitur, nuk është më në gjëndje të garantojë as siguri.

Mbyllet protesta e opozitës, tym e flakë para Kryeministrisë (FOTO) 

Rruga tjetër është më afatgjatë dhe kërkon shumë më tepër sakrificë dhe moral. Ajo do duhej të synonte mbledhjen e gjithë kundërshtarëve të regjimit rreth kësaj opozite, e cila, nga ana e saj, duhej të bëhej streha e njerëzve të vyrtytshëm e të besueshëm, përmes bashkimit fillestar të tërë faktorëve, që do të shërbente më pas si premisë për zgjerimin e radhëve përtej militantëve. Por ky projekt duket tepër idealist dhe i mundimshëm për njerëz që kanë objektiva imediatë.

Prandaj, si rezultat i kësaj, PD dhe PL nuk po bëjnë as njërën as tjetrën. Ata po e shmangin radikalizmin duke u shtirur si një shumicë e rreme, duke qenë të pa aftë në këtë mënyrë, të ngjallin, as fikë dhe as shpresë.

11 shkurti ishte produkti më i dukshëm i kësaj kontradikte. Prandaj ata që ishin mbledhur në bulevard, erdhën, panë pastaj u larguan të qetë dhe të lumtur duke i’u gëzuar vetëm fitores së luftës brenda llojit.  

©Lapsi.al

         

 

     

 

Të këshilluara

Edi, ça t'lësh pa thënë, qar e ke

Sa më shumë ditë kalojnë, aq më e qartë behet se përse kryeministri është i kursyer në sqarimet për skandalin McGonigal. Ai deshi të zëvendësojë interpelancën p...

11:16

Pesë rrëfime që rrëzoi skandali McGonigal

Skandali McGonigal, përpos korruptimit të një zyrtari të lartë të FBI-së nga kryeministri i një vendi aleat të NATO-s, ka përmbysur edhe një sërë rrëfimesh që k...

20:03

RiLlindja i RiVrau dëshmorët e 21 janarit

Zakoni i lodhur për të rikujtuar në çdo përvjetor dëshmorët e 21 janarit, ashtu siç bënte regjimi i vjetër në çdo 5 maj, me disa nga ata që kishin vrarë pas shp...

17:57

Pse opozita nuk fiton dot (atë që kërkon)

Disa javë më parë, teksa dilja nga një debat televiziv, një nga deputetët e PD-së që kishte qenë gjithashtu në studio, m'u afrua dhe për çudinë time të madhe më...

13:41

Idiotësia e bejlerëve të vegjël të PD

Partia Demokratike është duke luajtur aktin e radhës të një drame të turpshme që dëshmon rënien e saj të pandalshme. Nga njëra anë, një grupim deputetësh janë m...

19:54

ide

Çfarë është “Shqipëria e re”?

Shteti, partia dhe pushteti janë personalizuar tek një lider i vetëm. Sot hendeku mes fasadës së propagandës rilindase dhe realitetit që jetojnë qytetarët është bërë po aq i madh sa hendeku mes propagandës komuniste dhe realitetit qytetar dje

21:40 Blendi Kajsiu

Letër e hapur njerëzve të Drejtësisë: Shtet i së drejtës apo bandë e madhe plaçkitësish

Kambanat e kësaj proteste nuk bien vetëm për Edi Ramën, ministrat, parlamentarët, qeverisësit dhe plaçkitësit e tij, ato bien edhe për gjykatesit dhe prokuroret. Pyetja që ngrihet sot nga njerëzit në proteste është: a jeni ju në shërbim të asaj drejtësie që në Kushtetutën tonë formulohet në trajten “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” apo, si në kohën e Enver Hoxhës, jeni në shërbim të bandës së plaçkitësve që e shkel përditë kufirin e së drejtës?

16:24 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.67

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI