Flash

Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Lapsi.al 10 February 2023
Shtyhet sërish seanca ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri

Për të disatën herë është shtyrë seanca gjyqësore në ngarkim të ish-Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Edhe këtë herë shkak është berë mosprezenca e avokatit Maksim Haxhiaj. Edhe vetë Tahiri nuk ka qënë në Elbasan. Ende nuk dihet qëllimi i shtyrjeve të njëpasnjëshme të seancave për sa kohë ka qënë vetë Tahiri që ka kërkuar t'i ulet dënimi dhe t'i njihet shërbimi i provës.

Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës ku Tahiri vuan dënimin me tre vite e katër muaj burg. Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo kërkesë pranohet, Saimir Tahirit do t’i ulet 1 vit e 6 muaj burg.

Ai u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa. Çështja është rekursuar nga SPAK në Gjykatën e Lartë.

Të këshilluara

E fundit/ Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aludohet se Gj...

09:47

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet

Parashikimi i motit për Shqipërinë: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin në pjesën e parë të ditës...

07:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI