Flash

Pakistani dërgon 22 tonë mallra ndihme në Turqi

Lapsi.al 10 February 2023
Pakistani dërgon 22 tonë mallra ndihme në Turqi

Pakistani ka dërguar një aeroplan mallrash që transportonte 20 tonë  ndihma për viktimat e tërmetit në Turqi, ndërsa kërkimet për të mbijetuarit vazhdojnë në të gjithë vendin.

“Një avion me 20 tonësh me mallra për viktimat e tërmetit në Turqi. Pakistani ka krijuar një urë ajrore, tokësore dhe detare për ofrimin e ndihmës për vëllezërit dhe motrat tona në Siri dhe Turqi,”  tha të premten ministri Shehbaz Sharif.

“Populli i Pakistanit nuk mund të harrojë se si Turqia doli për të na ndihmuar në kohën e tërmetit të 2005 dhe super përmbytjeve të 2010. Koncepti islam i vëllazërisë na lidh në një marrëdhënie unike ku ndajmë dhimbjen e njëri-tjetrit,” shtoi Sharif në një postim  në Twitter.

Pakistani dërgoi ekipe shpëtimi dhe ndihme si dhe mallra në Turqi në ditën kur goditi tërmeti, përpara se të vendoste dy kontigjente të stafit të urgjencës të Ushtrisë pakistaneze të martën.

Të këshilluara

Turqia refuzon ndihmën e Qipros

Turqia ka refuzuar ndihmën nga Qiproja, të cilën ajo nuk e njeh si shtet, sipas zyrtarëve. Ministria e Jashtme e Qipros tha se Turqia “refuzoi me dashamirësi...

12:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI