Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Berisha non grata/ A u dekonspirua Rama me paralajmërimin 4 vite më parë?

Lapsi.al 10 February 2023
Berisha non grata/ A u dekonspirua Rama me paralajmërimin 4 vite më

Kur Edi Rama sfidoi Sali Berishën me pyetjen e famshme të seancës parlamentare në datën 1 Shkurt të vitit 2019 "Sali, ti e kapërcën dot oqeanin po të duash?" menjëherë nisën spekulimet se çfarë dinte ai më shumë nga Departamenti i Shtetit. Pyetja e kapi Berishën në befasi dhe pak a shumë, replikat mes të dyve ishin si më poshtë:

Rama: Tani kam unë një pyetje të drejtpërdrejtë për ty. Sali, ti e kapërcen dot oqeanin po të duash? Hajde përgjigju. Më bëre një pyetje të drejtpërdrejtë. Ta dhashë përgjigjen e drejtpërdrejtë për të të bërë një pyetje të drejtpërdrejtë. Ti, po të duash, e kapërcen dot oqeanin Sali? Nëse unë do të isha ai që më përshkruani ju, të jeni i sigurt që unë nuk do e kapërceja dot oqeanin e jo më të komunikoja me Shtëpinë e Bardhë, me kërkesë të Shtëpisë së Bardhë, se unë nuk kam mundësi të kërkoj diçka të tillë.

Berisha: Unë i kam ndërprerë të gjitha llojet e udhëtimeve zyrtare. Kjo sepse nuk jam person që përfaqësoj më një forcë politike. Përfaqësoj veten time. Prandaj Edi, që ta dish ti, çdo dy muaj kam marrë ftesa dhe marr, por e kam të vendosur që nuk udhëtoj për qëllime zyrtare askund. Kur të më teket Edi Rama, në SHBA dije mirë ti, kam arritur aty ku ti nuk mund ta rrish kurrë!

Katër vite më pas, skandali "McGonigal" ka vënë në dyshim shumë nga çfarë ka ndodhur përtej oqeanit. Akt-akuza e prokurorisë amerikane sqaroi se Lulzim Basha u vu nën presion falë marrëdhënies okulte që Rama ndërtoi me ish-shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal.

Ndërkohë shkrimi që BILD botoi këtë të premte pohonte se në të njëjtën formë, përmes të njëjtit zyrtar të FBI-së u arrit edhe shpallja non grata e Berishës. Gazetari i BILD në New York, Herbert Bauernebel e ka theksuar këtë teori në një intervistë për Syri Tv.

I pyetur nga gazetarja Armela Ferko se çfarë dinte ai më shumë rreth shpalljes së Berishës non-grata, Bauernebel u përgjigj: "Kjo është një fushë shumë interesante dhe i përket pjesës së tretë të akuzave kundër McGonigal dhe pasojave të mundshme me kryeministrin Rama. Kjo bazohet pjesërisht në dokumente prej Departamentit të Drejtësisë Amerikane dhe kërkimeve të gazetarëve këtu në SHBA"

Shpallja e Berishës non grata u njoftua më 19 maj të vitit 2021 nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

“Aktet e korrupsionit nga ish-Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha minojnë demokracinë në Shqipëri. Unë jam duke deklaruar publikisht Sali Berishën dhe anëtarët e familjes së tij si të papërshtatshëm për hyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ne mbetemi #BashkëKundërKorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri”, u shkruajt në postimin e Sekretarit te Shtetit në Twitter.

Nuk ka ende një dokument apo një fakt që të provojë se dyshja Rama-McGonigal qëndron edhe pas procesit të shpalljes non grata të Sali Berishës, por një skenar i tillë përputhet plotësisht me përmasat e skandalit që ka shpërthyer në SHBA. Për më tepër, po ta shohësh nga katër vite distancë, parashikimi që bëri Rama në vitin 2019 ngjan me një gafë foshnjarake, së cilës kryeministri nuk i rezistoi dot./Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI