Flash

Mediat ndërkombëtare raportojnë zhdukjen e aktores Cansu Dere

Lapsi.al 10 February 2023
Mediat ndërkombëtare raportojnë zhdukjen e aktores Cansu Dere

Tërmeti në Turqi dhe Siri që ndodhi më 6 shkurt ka shkaktuar një ndikim dhe bujë të madhe në mbarë botën. Katër ditë pasi ndodhi kjo fatkeqësi e tmerrshme natyrore, shpresat për të gjetur më shumë njerëz të gjallë po shuhen dhe për momentin ka më shumë se 22,000 viktima të tërmetit të vdekur, 75,000 të plagosur dhe nuk dihet numri i të zhdukurve.

Media të shumta ndërkombëtare kanë raportuar për zhdukjen e aktores Cansu Dere, yll i telenovelave turke. Aktorja 42-vjeçare është zhdukur që nga tragjedia në vendin e saj dhe nuk ka dhënë shenja jete.

Cansu Dere është një aktore dhe modele e cila filloi karrierën e saj të aktrimit pasi fitoi vendin e dytë në konkursin e bukurisë Miss Turqia 2000. Artistja e lindur në Ankara, arriti një popullaritet të madh në vendin e saj dhe shumë nga pjesa tjetër në botë falë serialeve turke.

Pavarësisht shqetësimit që po sjell informacioni për zhdukjen e saj për momentin, mediat kryesore turke nuk kanë raportuar se çfarë ka ndodhur dhe aktorja nuk është rishfaqur në rrjetet e saj sociale dhe askush nga ekipi i saj nuk e ka mohuar apo konfirmuar lajmin, duke shkaktuar shqetësim të madh tek ndjekësit e saj.

Gazetarja Birsen Altuntas raportoi se aktorja ishte një nga personazhet që do të bashkëpunojë me Disney Plus dhe Fox për të ndihmuar në zonat e prekura nga tërmeti. Megjithatë, ndonëse ky raportim duket se hedh poshtë aludimet se ajo është zhdukur pas tërmetit, një pjesë e mirë e fansave janë ende të shqetësuar.

Të këshilluara

 Taika Waititi, tatuazh dedikuar Rita Oras

Taika Waititi ka zbuluar së fundmi se ka bërë një tatuazh dedikuar partneres së tij, artistes Rita Ora-s. Regjisori postoi një foto nga afër të tatoos , shkronj...

15:20

Rikthehet MTV Movie & TV Awards

MTV Movie & TV Awards po rikthehen në L.A. dhe emisioni i këtij viti premton të jetë më i madh . Transmetimi drejtpërdrejt nga Barker Hanger i famshëm të di...

16:50

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI