Flash

Jennifer Lopez reagon ndaj fotove virale të Ben Affleck

Lapsi.al 10 February 2023
Jennifer Lopez reagon ndaj fotove virale të Ben Affleck

Jennifer Lopez ka reaguar ndaj fotove virale të bashkëshortit të saj, Ben Affleck i cili sipas fansave duke 'i mjerë'në Grammy 2023. Të enjten, aktorja e "Marry Me" ndau trailerin e sapo publikuar për "AIR", të cilin Affleck e drejtoi.

"AIR ... mezi po presë!"  shkroi  ajo në Twitter së bashku me një pamje paraprake të filmit. Ndërsa klipi fillon, fjalët, "Fytyra e lumtur e burrit tim" shfaqen në ekran bashkë me aktorin. Lopez në dukje po tallej me Ben pasi ai u bë një sensacion viral pas Grammy. Teksa aishoqëronte gruan e tij në natën më të madhe të muzikës, shprehjet e tij të fytyrës ranë në sy të shikuesve që mendonin se ai donte të ishte diku tjetër përveç Grammy.

"Sado e keqe të jetë një ditë që po kaloni, ju premtoj që nuk jeni aq i mjerë sa Ben Affleck në Grammy tani," shkroi në Twitter një fans. “Ben Affleck është çdo introvert kudo. Ju mund të shihni bateritë e tij duke u zbrazur në kohë reale. Njeriu është tashmë në 23% ? #GRAMMYs#SaveBen,” shtoi një tjetër.“Ben Affleck duket sikur do të preferonte të ishte në Dunkin #Grammys”, shtoi një i tretë.

Pavarësisht asaj që mund të mendojnë fansat, Jennifer këmbënguli që ajo dhe bashkëshorti i saj  "kaluan sa më mirë" në shfaqjen e çmimeve, duke ndarë fotot e natës së tyre në Instagram ditën tjetër. Për më tepër, një burim zbuloi se si ishte kur ai u ul pranë çiftit. "JLo i tregoi Ben Affleck-ut telefonin dhe i tha: "O Zot, zemër, shiko këtë meme që qarkullon për ty!" Dhe ai tha, "Oh Zot, përsëri." Ai e dinte gjatë performancës se ishte një meme,” pohoi burimi./Lapsi.al

 

Të këshilluara

 Taika Waititi, tatuazh dedikuar Rita Oras

Taika Waititi ka zbuluar së fundmi se ka bërë një tatuazh dedikuar partneres së tij, artistes Rita Ora-s. Regjisori postoi një foto nga afër të tatoos , shkronj...

15:20

Rikthehet MTV Movie & TV Awards

MTV Movie & TV Awards po rikthehen në L.A. dhe emisioni i këtij viti premton të jetë më i madh . Transmetimi drejtpërdrejt nga Barker Hanger i famshëm të di...

16:50

Konfirmohet vazhdimi i Toy Story dhe Frozen

Të mërkurën, CEO i Disney Bob Iger njoftoi se do ketë  dy vazhdime të reja për Toy Story dhe Frozen, si dhe një vazhdim të komedisë së animuar Zootopia. Film...

13:51

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI