Flash

Çmimet e ushqimeve mbeten të larta, shtrenjtohen 13.3% në janar

Lapsi.al 10 February 2023
Çmimet e ushqimeve mbeten të larta, shtrenjtohen 13.3% në janar

Rritja e çmimeve është ngadalësuar në janar për të tretin muaj radhazi, megjithatë çmimet e ushqimeve vijojnë të mbeten të larta. Sipas INSTAT, inflacioni, që mat ndryshimin e çmimit të mallrave të konsumit zbriti në 7.2% në janar, nga 7.4% që ishte në dhjetor dhe 8.3% që arriti në tetor, kur u shënua dhe niveli më i lartë që nga viti 1998. Pozitivisht ka ndikuar dhe ulja e inflacionit në Eurozonë, duke bërë që të kemi më pak inflacion të importuar.

Sipas njoftimit të INSTAT, Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023 është 7,2 %, një vit më parë ky ndryshim ishte 3,7 %. Ndryshimi mujor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Janar 2023, krahasuar me Dhjetor 2022 është 1,1 %.

Presionet inflacioniste po vijnë në ulje për shkak të bazës më të lartë krahasimore të vitit të mëparshëm, kur filloi dhe shtrenjtimi i çmimeve, megjithatë shumë produkte mbeten të shtrenjta, sidomos ato ushqimore.

Sipas INSTAT, Rritja vjetore e çmimeve në muajin Janar është ndikuar kryesisht nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me +4,67 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me +0,56 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me +0,52 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Transporti” me +0,39 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan” me +0,26 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,25 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me +0,20 pikë përqindje.

Çmimet e grupit “Veshje dhe këpucë” me +0,15 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shërbimi arsimor” me +0,07 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Shëndeti” me +0,05 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Komunikimi” dhe “Argëtim dhe kulturë” +0,04 pikë përqindje secili.

Rritja e çmimeve të ushqimeve vijon, shtrenjtohen dhe kafetë e restorantet

Krahasuar me muajin Janar 2022, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 13,3 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 6,6 %, “Transporti” me 6,5 %, “Hotele, kafene dhe restorante” me 5,6 %, “Pije alkoolike dhe duhan” me 5,1 %, “Veshje dhe këpucë” me 4,1 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,6 %, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 3,0 %, “Shërbimi arsimor” me 2,3 %, “Argëtim dhe kulturë” me 1,8 %, “Komunikimi” me 1,3 % dhe “Shëndeti” me 1,0 %.

Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “qumësht, djathë dhe vezë” u rritën me me 26,4 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 21,4 %, “peshk” me 17,3 %, “bukë dhe drithra” me 15,3 %, “mish” me 14,4 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 14,3 %, “zarzavate përfshirë patatet” me 7,0 %, etj./ MONITOR

Të këshilluara

E fundit/ Damian Gjiknuri paraqitet në SPAK

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Aludohet se Gj...

09:47

Parashikimi i motit: Dominojnë kthjellimet

Parashikimi i motit për Shqipërinë: Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë prej ditësh Gadishullin e Ballkanit do të sjellin në pjesën e parë të ditës...

07:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI