Flash

Berisha: Rama të japë dorëheqjen për "watergate"-in e shekullit 21

Lapsi.al 10 February 2023
Berisha: Rama të japë dorëheqjen për

Kreu i PD-së Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 11 shkurtit ka ngjallur interes në gjithë botën.

Ai i kërkoi sot dorëheqjen kryeministri Edi Rama dhe tha se kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë watergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave.

"Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm te qytetarëve shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Kjo është protesta në gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, kafenetë, nuk flitet veçse për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe në vendet e Europës. Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë ëatergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë zbuluesin ndoshta më të rëndësishëm të planetit. përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj se Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve." - u shpreh Berisha.

Lexo më tej: Kronologjia datë pas date/ Si u rekrutua McGonigal për të goditur PD-në 

Ai është në hetim të thellë në SHBA dhe ai hetim është shterues për të gjithë veprimtarinë e tij kriminale ndaj vendit partner, ndaj vendit aleat, udhëheqës kryesor i NATO-s, i paqes dhe sigurisë në botë. Por Edi Rama ka konsumuar vepër penale duke fshehur krimin në Shqipëri. Ai ka dërguar dëshmitarë në Neë York për të hetuar dhe manipuluar komplotin kundër opozitës, ndërkohë nuk ka paraqitur një dëshmitar të vetëm para drejtësisë shqiptare. Fshehja e krimit përbën një vepër të rëndë penale. Kemi të bëjmë me një njeri mbi të cilin rëndojnë vepra të rënda penale. Me një njeri i cili me veprimet e tij ka kërcënuar rëndë sigurinë e SHBA-ve. Me një njeri i cili me veprimet e tij është përpjekur të përmbysë pluralizmin politik në Shqipëri. Një krim monstruoz krim kushtetues, por edhe një sërë krimesh të rënda të kësaj afere. Edi Rama ka një alternativë, të japë dorëheqjen menjëherë dhe të parevokueshme." - u shpreh Berisha.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI