Flash

Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Turqi e Siri, mbi 17 mijë të vdekur

Lapsi.al 9 February 2023
Rritet frikshëm bilanci i viktimave në Turqi e Siri, mbi 17 mijë

Orë agonike vijojnë të përjetojnë të mbijetuarit e dy tërmeteve shkatërruese në Turqi dhe Siri; ndërsa presin lajme për të afërmit e mbetur në rrënoja, apo qëndrojnë prej ditësh në temperatura të acarta në pritje të ndihmave që po vonojnë.

Bilanci i viktimave sa vjen e rritet; përditësimi i fundit flet për të paktën 17,176 viktima. Kërkimet për të mbijetuar vijojnë, por ekipet e shpëtimit nga ora në orë druhen se po e humbasin garën me kohën.

Megjithatë shpresën vijon pas momenteve kur një person është nxjerrë i gjallë nga rrënojat pas 72 orësh.

Një tjetër mrekulli erdhi nga qyteza e Hatait në Turqi, ku një nënë dhe fëmija i saj 2-vjeçar u shpëtuan nga pjesëtarët e forcave të sigurisë së Kosovës.

Lajmi u konfirmuar nga ministri i Mbrojtjes në Prishtinë Armend Mehaj. Në mesin e tragjedisë që sa vjen e merr përmasa më të mëdha, Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëron për një katastrofë të dytë; Mungesa e strehimeve, ujit, karburantit, elektricitetit edhe temperatura nën zero mund të shkaktojnë shumë vdekje të tjera mes të mbijetuarve.

Zemërimi sa vjen e shtohet tek qytetarët në rajonet e prekura të cilët denoncojnë reagimin e vonuar të autoriteteve. Por presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, i cili vizitoi zonat e katastrofës, mbrojti reagimin e administratës së tij, edhe pse pranoi se fillimisht kishte pasur vonesa për shkak të kushteve të vështira.

Ai tha se është e pamundur të jesh i përgatitur për katastrofa të përmasave të tilla. Por opozita nuk mendon njësoj, dhe pretendon se Erdogan është përgjegjësi kryesor.

Situata është më e vështirë në Siri ku infrastruktura është shkatërruar jo vetëm nga tërmeti por edhe konflikti 12-vjeçar.

Turqia ka thënë se shpreson të hapë edhe dy kalime të tjera kufitare për në Siri për të mundësuar dërgimin e ndihmave të nevojshme atje.

Të këshilluara

Rusia sanksionon 77 zyrtarë amerikanë

Rusia ka sanksionuar dhjetëra politikanë dhe zyrtarë amerikanë të mërkurën. Ky mendohet se ishte një veprim hakmarrës për mbështetjen e Uashingtonit për Kievin,...

09:17

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI