Flash

Misteri i ekzekutimit të mercenarit famëkeq rus Igor Mangushev në Ukrainë

Lapsi.al 9 February 2023
Misteri i ekzekutimit të mercenarit famëkeq rus Igor Mangushev në

Kapiteni famëkeq i ushtrisë ruse, mercenari Igor Mangushev vdiq në spital, pak ditë pasi u qëllua në kokë nga një distancë e afërt në Ukrainën e pushtuar. Lajmin e dhanë miqtë e tij. Gruaja e Mangushev, Tatyana e përshkroi vrasjen e tij në një qytet të pushtuar nga rusët si një ekzekutim.

Ai komandonte një njësi anti-dron në Luhanskun e pushtuar. Ai njihet si një nga themeluesit e një grupi mercenar që luftonte kundër forcave ukrainase në vitin 2014. Ai u ngjit në një skenë verën e kaluar duke mbajtur në dorë kafkën e një burri. Në një video të postuar në mediat sociale në gusht, Mangushev thoshte se kafka i përkiste një luftëtari ukrainas të vrarë duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal në portin jugor të Mariupolit.

Russian Officer Who Brandished Alleged Ukrainian Skull Dies Of Gunshot Wound

Si një nacionalist ekstremist, Mangushev thoshte se Rusia nuk ishte në luftë me njerëzit, por me idenë e Ukrainës për një "shtet anti-rus" dhe nuk kishte rëndësi se sa ukrainas kanë vdekur. Mangushev doli nga një lëvizje neo-naziste për të bashkëthemeluar grupin privat mercenar “Yenot”. Më vonë ai u njoh me shefin mercenar më famëkeq të Rusisë, Yevgeny Prigozhin.

Vrasja e tij ka nxitur spekulime të shumta se kush mund ta ketë kryer sulmin në një pikë kontrolli në qytetin e pushtuar ukrainas të Kadiivka, larg vijës së frontit. Raportimet ruse thanë se ai ishte qëlluar nga një distancë e afërt me një plumb 9 mm të shkrepur në majë të kokës në një kënd prej 45 gradë. Autoritetet ruse po hetojnë vrasjen, por deri më tani nuk kanë thënë asgjë për rrethanat. Thuhet se plumbi i kishte mbetur në kokë. Para se të vdiste, fotot e tregonin atë të shtrirë në një shtrat spitali.

Një tjetër nacionalist ekstrem rus, Pavel Gubarev, tha se të gjithë e dinin se kush qëndronte pas të shtënave. Lufta 11-mujore në Ukrainë ka fuqizuar botën e errët të ekstremistëve në Rusi dhe ka ndezur rivalitete mes tyre. Eksperti i çështjeve të Rusisë, Mark Galeotti tha se ky vend po rrëshqiste drejt aspekteve të viteve 1990, kur “vrasja ishte një taktikë biznesi dhe kufiri midis politikës, biznesit, krimit dhe luftës u bënë gati të pakuptimta". ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI