Flash

Mijëra njerëz nga mbarë bota duan të birësojnë vajzën sirane që lindi në rrënoja

Lapsi.al 9 February 2023
Mijëra njerëz nga mbarë bota duan të birësojnë

Mijëra njerëz janë ofruar të adoptojnë vajzën e cila lindi nën rrënojat e një ndërtese të shembur në veriperëndim të Sirisë, pas tërmetit të së hënës. Kur Aya (emri i saj do të thotë mrekulli në arabisht) ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës. Nëna, babai dhe të 4 vëllezërit e motrat e saj vdiqën pasi tërmeti goditi qytetin e Jidayris. Aya tani është në spital.

“Ajo mbërriti në një gjendje të keqe. Kishte gunga, mavijosje. Ishte e ftohtë dhe mezi merrte frymë”, - tha Hani Marouf, pediatri që kujdeset për të. Ajo tani është në gjendje stabile.

Videot e shpëtimit të Aya u bënë virale në rrjetet sociale. Pamjet treguan një burrë duke vrapuar mbi rrënojat e një ndërtese, duke mbajtur një foshnjë të mbuluar nga pluhuri. Khalil al-Suwadi, një i afërm i largët, i cili ishte atje kur ajo u nxor nga rrënojat, e solli të porsalindurën te Dr. Marouf në qytetin sirian të Afrinit. Mijëra njerëz në rrjetet sociale kanë kërkuar detaje për ta adoptuar.

“Do të doja ta birësoja dhe t'i jepja një jetë të denjë”, - thotë një person. Një prezantuese televizive kuvajtiane shkruan: "Unë jam gati të kujdesem dhe ta birësoj këtë fëmijë... nëse procedurat ligjore më lejojnë." Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah, thotë se ka marrë dhjetëra telefonata nga njerëz në mbarë botën që duan të birësojnë fëmijën Aya.

Dr. Attiah, i cili ka vetë një vajzë vetëm 4 muaj thotë: "Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të kthehet familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat." Për momentin, gruaja e tij po e ushqen me gji së bashku me vajzën e tyre. Në qytetin e lindjes së Aya, njerëzit vijojnë të kërkojnë nëpër ndërtesat e shembura për të dashurit e tyre.

Një gazetar atje, Mohammed al-Adnan i tha BBC-së: "Situata është një katastrofë. Ka kaq shumë njerëz nën rrënoja. Ka ende njerëz që nuk i kanë dalë ende." Ai vlerësoi se 90% e qytetit ishte shkatërruar dhe shumica e ndihmës deri më tani kishte ardhur nga banorët vendas. Shpëtimtarët nga organizata “Helmetat e Bardha”, të cilët janë shumë të njohur me nxjerrjen e njerëzve nga rrënojat për më shumë se një dekadë gjatë luftës civile në Siri, janë të vetmit që po japin ndihmë në Jidayris.

"Shpëtimtarët mund të përfundojnë si viktima për shkak të paqëndrueshmërisë së ndërtesave" - tha Mohammed al-Kamel.

“Sapo kemi nxjerrë 3 trupa nga këto rrënoja dhe mendojmë se ka një familje atje që është ende gjallë. Do të vazhdojmë të punojmë”, tha ai. Në Siri, janë raportuar më shumë se 3 mijë të vdekur pas tërmetit. Kjo shifër nuk përfshin ata që kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga opozita të vendit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Dalin PAMJET/ Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Viktimë e aksidentit ka mbetur A.Z, i cili ka qenë duke kaluar...

19:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI