Flash

Emri/ Arrestohet një shqiptar në shtëpinë e narko-trafikantit të Ekuadorit

Lapsi.al 9 February 2023
Emri/ Arrestohet një shqiptar në shtëpinë e

Qeveria dhe policia e Ekuadorit raportuan arrestimin në Kolumbi të Emilio Farfán, me nofkën "Gato Farfán" ose "Jerry" i konsideruar si "trafikanti më të madh të drogës në Ekuador". Ai akuzohet se ka dërguar sasi të mëdha droge në Shtetet e Bashkuara, por edhe në Evropë. Presidenti i Ekuadorit tha se kjo ishte një nga arritjet më të mëdha të vendit të tij në luftën kundër narkotrafikantëve.

Zyrtarët e policisë thanë se janë kryer edhe disa bastisje shtëpish pas arrestimit të “bos”-it të drogës. Në një nga këto rezidenca u konfiskuan 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS. Në një tjetër rezidencë të kthyer si një “kështjellë” me dyer të blinduara janë gjetur 4 kasaforta me 90 mijë dollarë.

Ajo që bie në sy është se në një nga këto rezidenca është arrestuar edhe një shqiptar. Mediat ekuadoriane kanë publikuar pamje të pasaportës së tij. Ai është Artur Rapaj, 37 vjecc i lindur në Fier. Pasaporta i ka skaduar në 2020. Nuk dihen lidhjet që shqiptari ka pasur me bosin e drogës të arrestuar.

Evidencia recogida durante allanamiento por detención de Emilio Farfán

Arrestimi u arrit pas 18 muajsh hetime, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe asaj ekuadoriane. Synimi ishte që Farfán të ekstradohej në Shtetet e Bashkuara të cilat kishin lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar. Autoritetet thanë se Farfán do të ekstradohet direkt nga Kolumbia në SHBA pasi ky vend ka marrëveshje ekstradimi për narkotrafikantët.

Në Ekuador dështoi të dielën e kaluar një referendum që ndryshonte kushtetutën për të ekstraduar të akuzuarit për trafik droge në SHBA. I arrestuari është përgjegjës për disa nga masakrat më të mëdha të ndodhura në burgjet e vendit vitet e fundit që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të persona që nga viti 2020 si dhe për disa vrasje në rrugë publike. ©LAPSI.al

Evidencia recogida durante allanamiento por detención de Emilio Farfán

Evidencia recogida durante allanamiento por detención de Emilio Farfán

https://twitter.com/CmdtPoliciaEc/status/1623732380455370756?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1623732380455370756%7Ctwgr%5Ed475f05e6d73c741f03265540f1a02e88b58024a%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fd-10397085901654347931.ampproject.net%2F2301261900000%2Fframe.html

Të këshilluara

Dalin PAMJET/ Aksident me vdekje në Tiranë

Aksident me pasojë vdekjen e një 69-vjeçari në rrugën "Tre Dëshmorët", në zonën e Yzberishtit. Viktimë e aksidentit ka mbetur A.Z, i cili ka qenë duke kaluar...

19:38

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI