Flash

Dhunimi i mjekes, reagon QSUT: Kërkojmë mbështetje për punën tonë nga pacientët dhe familjarët

Lapsi.al 9 February 2023
Dhunimi i mjekes, reagon QSUT: Kërkojmë mbështetje për

Qendra Spitalore Universitare në Tiranë ka reaguar pas dhunimit te mjekes një ditë më parë nga dy persona, teksa ishte në krye të detyrës.

QSUT deklaron se dënojnë dhunën ndaj koleges së tyre dhe kërkojnë mbështetje nga çdo pacient dhe familjar në punën e tyre, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht.

Deklarata e plotë

Shërbimi Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” është një ndër shërbimet pararojë që punon me përkushtim ndaj çdo pacienti.

Nisur nga rasti i dhunshëm ndodhur së fundmi ndaj koleges tonë, ne dënojmë dhunën ndaj bluzave të bardha dhe kërkojmë mbështetjen në punën tonë të çdo pacienti dhe familjari, në mënyrë që shërbimi të vijojë normalisht dhe në cilësinë e duhur.

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” do të vijojë të mbështesë maksimalisht stafet mjekësore në punën e tyre të palodhur duke garantuar sigurinë në vendin e tyre të punës dhe mbrojtjen e dinjitetit profesional të mjekut në shoqëri.

Të këshilluara

Të rinjtë e FRPD-së protestojnë para SPAK

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë dalë në një protestë para SPAK. Ata kanë kërkuar që drejtësia të zbardh disa nga aferat ku është përfshirë...

11:56

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI