Flash

BSH shpjegon pse nuk ndryshoi normën bazë të interesit

Lapsi.al 9 February 2023
BSH shpjegon pse nuk ndryshoi normën bazë të interesit

Në mbledhjen e fundit Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në 2.75%. Drejtori i departamentit të politikave monetare në Bankën e Shqipërisë Erald Themeli thotë se ky vendim i Bankës Qendrore për të mos ndryshuar normën bazë të interesit erdhi për shkak të forcimit të lekut dhe informacionit pozitiv nga të dhënat e ekonomisë.

“Informacioni ka qenë më pozitiv se pritjet tona. Nga njëra anë kemi një pikë kthese inflacioni jo vetëm në Shqipëri por dhe në ambientet e huaja ç’ka na bën komod që inflacioni do të jetë në rënie gjatë tremujorëve në vijim. Nga ana tjetër kemi pasur një kurs këmbimi më të fortë se pritjet tona dhe po ashtu një politikë fiskale më konsoliduese se pritjet tona çka këto dy tregues ndihmojnë në kontrollin e presioneve inflacioniste”- ka thënë Erald Themeli.

Megjithatë Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar vazhdimin e rritjes së normës bazë të interesit në vitin 2023, çka do të thotë se në muajt në vijim mund të përballemi sërish me rritje të normës bazë të interesit të lekut.

Lexo më tej: Banka e Shqipërisë mban të pandryushuar normën e interesit 

“Në momentet që flasim Këshilli I mbikëqyrës i BSH gjykoi që niveli I normave të interesit në tregjet financiare shqiptare është i mjaftueshëm për të garantuar kthimin e inflacionit në objektiv në tremujorin e dytë vitin 2024, por gjithashtu bazuar në informacionin aktual të disponuar një vazhdim i normalizimit të qëndrimit të politikës monetare në të ardhmen është diçka e domosdoshme pra me shumë gjasa BSH do të publikoj dhe rritje të tjera të normës bazë të interesit gjatë vitit 2023 por kuptohet jo me atë intensitet dhe jo me atë shpejtësi që ne e kemi ndërmarrë gjatë vitit 2022”-përfundon Erald Themeli.

Ndryshimi i vazhdueshëm i politikës monetare gjatë viti të shkuar ndikoi direkt tek kredimmarrësit duke shtrenjtuar këstet e kredive për ta por edhe duke tkurrur kërkesën për kredi të reja.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI