Flash

Berisha thirrje demokratëve: Gjuajini me vezë dhe domate Erjon Veliajt!

Lapsi.al 9 February 2023
Berisha thirrje demokratëve: Gjuajini me vezë dhe domate Erjon

Duke marrë si shembull pagesën që paguajnë banorët e Tiranës për një ton plehra, ndërkohë që inceneratori nuk ekziston, Sali Berisha ka hapur një lojë tjetër me kundërshtarët politikë, atë të cënimit fizik përmes goditjes në rrugë.

Duke folur për Erjon Veliajn që e quajti një hajdut ordiner që u merr qytetarëve 29 euro për një ton plehra ndërkohë që inceneratori nuk ekziston, Berisha tha se ai meriton të gjuhet me vezë dhe domate në rrugë.

“Kontrata thotë se plehrat do depozitohen me 11 euro për ton, që do paguani ju. Ai hajdut i neveritshëm, i paturp kalon rrugicave dhe u merr tek ndërmarrja e tij 29 Euro që sipas kontratës duhet të merren nëse digjen. Por nuk digjet asnjë ton. Depozitohen si 25 vjet më parë dhe u taton ju 25 Euro. A lejohet ky të qarkullojë nëpër Tiranë? A nuk është hajdut i secilit? A nuk vjedh çdo familje? A nuk duhet gjuajtur me vezë e domate kudo ku kalon? Çfarë na bëjnë këta ne? Kur vjen një hajdut në oborr e merr diçka, ikën me vrap, kurse ky kalon si hije me 30 policë rreth. Kudo që të jetë ky duhet gjuajtur me vezë e domate. S’ka turp e s’ka cipë” tha Berisha.

Në fakt, demokratët e kanë provuar edhe më parë të qëllojnë me vezë ndaj Veliajt, por siç kanë treguar filmimet kryebashkiaku i Tiranës tregoi se ka reflekse të mira.

https://youtu.be/NUDGNbkjcu8

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI