Flash

Trafik drøge dhe pastrim parash, në pranga dy shqiptarë në Itali

Lapsi.al 8 February 2023
Trafik drøge dhe pastrim parash, në pranga dy shqiptarë në

Autoritetet kanë arrestuar 21 persona në Itali, të përfshirë në trafikun e drøgës dhe pastrim parash, pas një operacioni që ka zgjatur rreth 2 vite.

Midis të arrestuarave janë shqiptarët Ardian Qarri, i cili konsiderohet si pjesë kyçe e bandës së drogës dhe Erion Keci, i njohur ndryshe si “Johny”. Ai kishte rolin për mirëmbajtjen e plantacionit si dhe kryerjen e funksioneve të kujdestarit dhe vëzhguesit.

Operacioni u zhvillua në provincat e Katanias, Sirakuzës, Trapanit dhe Palermos, ku u gjetën dhe sekuestruar 435 kg lëndë të ndryshme narkotike dhe 11 mijë bimë kanabisi.

Të 21 personat e arrestuar akuzohen për trafik të organizuar droge, posedim dhe tregtim droge, vetëpastrim parash dhe mbajtje të municioneve në plantacion.

Po ashtu u konfiskuan 11 aktivitete ekonomike, 13 pasuri të paluajtshme, ku përfshihen 7 ndërtesa dhe 6 toka në Etna si dhe 50 depozitime financiare.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI