Flash

Tërmeti, Erdogan: E pamundur të përgatitesh për një fatkqësi kaq të madhe

Lapsi.al 8 February 2023
Tërmeti, Erdogan: E pamundur të përgatitesh për një

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan ka vizituar zonat e prekura nga tërmeti i fortë që u mori jetën mijëra qytetarëve. Lideri turk i është kundërpërgjigjur zemërimit në rritje për reagimin e shtetit duke thënë se: “Nuk është e mundur të jesh i përgatitur për një fatkeqësi kaq të madhe”.

Erdogan u tha gazetarëve se numri zyrtar i të vdekurve ishte rritur në 9,057 gjatë një vizite në Hatay, një nga rajonet më të goditura nga tërmeti. Duke iu përgjigjur kritikave, Erdogan i përshkroi njerëzit që thoshin se nuk i kishin parë fare forcat e sigurisë në disa zona si “provokatorë”.

Gjatë një ndalese tjetër në zonat e prekura më herët sot, ai pranoi disa probleme fillestare, por tha se situata ishte tani “nën kontroll”. Disa pretendojnë se përpjekjet emergjente kanë qenë shumë të ngadalta dhe se nuk është bërë mjaftueshëm për të përgatitur rajonin e prirur nga tërmeti gjatë 8 viteve të tij në detyrë.

Të këshilluara

A mund të parashikohen tërmetet?

Çdo vit, tërmetet lënë pas një gjurmë të shkatërrimit të madh, duke marrë jetën e mijëra njerëzve dhe megjithatë ne jemi ende larg nga të qenët në gjendje t’i p...

19:02

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI