Flash

Teksa përpiqet t'ju shmanget kamerave, e dashura e Pique përplaset me shtyllën (Video)

Lapsi.al 8 February 2023
Teksa përpiqet t'ju shmanget kamerave, e dashura e Pique

Kamerat dhe gazetarët janë kthyer në një makth për Clara Chia Marti-n, të dashurën aktuale të Gerard Pique-s. Siç duket, ajo nuk e priste gjithë këtë vëmendje dhe interesim kur nisi romancën e saj me ish-mbrojtësin e Barcelonës, ndërkohë që ai ishte në një marrëdhënie me Shakirën akoma.

Që prej qershorit të vitit të shkuar, kur u bë publike ndarja e Pique-s dhe këngëtares, Clara është përpjekur t’u fshihet kamerave, por pa rezultat.

Së fundmi Gerard Pique dhe Clara Chia Marti po ecnin rrugëve të Barcelonës, ku sigurisht janë pikasur nga gazetarët të cilët kanë gjetur rastin për t’ju bërë disa pyetje. Pique tashmë i mësuar me vëmendjen iu është përgjigjur duke qeshur.

Ndërsa Clara duke tentuar t’u fshihet është përplasur rrugës me një tabelë, moment në të cilin partneri i saj është “shkrirë” duke qeshur.

Kujtojmë që më herët Gerard Pique ka “zyrtarizuar” lidhjen e tij me Clara Chia Marti-n në rrjetet sociale. Ish-mbrojtësi i Barcelonës, ka publikuar foton e parë së bashku me të dashurën e tij në Instagram. Çifti dukeshin shumë pranë njëri-tjetrit, duke shënuar kështu daljen e tyre të parë së bashku para ndjekësve me dëshirën e tyre.

Siç pritej seksioni i komenteve poshtë fotos së Pique-s ishte i tejmbushur, ku mbizotëronin ato që i rikujtojnë ish-partneren e tij, Shakirën.

https://www.youtube.com/watch?v=wz8VqRXG6Ns&embeds_euri=https%3A%2F%2Ficonstyle.al%2F&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Të këshilluara

Meghan Markle paditet për shpifje

Gjysmëmotra e Meghan Markle, Samantha Markle, ka ngritur një padi për shpifje kundër ish-aktores së Suits. Sipas dokumenteve të gjykatës, të marra nga ET, Sa...

11:10

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI