Flash

Pas publikimit të audios, Zhaklin Lekatarit i ndalohen komentet për Olta Gixharin

Lapsi.al 8 February 2023
Pas publikimit të audios, Zhaklin Lekatarit i ndalohen komentet për

Opinionistja e' Big Brother Vip', Zhaklin Lekatari, ka qenë në qendër të vëmendjes ditët e fundit për shkak të audios, ku tregonte se burri i Olta Gixharit po e shantazhonte. Pas publikimit në media, ajo pohoi se partneri i aktores kishte tentuar ta kontaktonte  por nuk kishte patur kërcënime. Edhe ditën e djeshme në fillim të spektaklit, Lekatari i kërkoi falje produksionit dhe deklaroi sërish se nuk është shantazhuar.

“Dua t’ju kërkoj falje ju (produksionit) dhe gjithë atyre që kam përmendur. Ky emision ka një presion të madh. Kur mora ftesën isha përgatitur për këtë, por ja që edhe unë rashë në grackën e mesazheve që përmbajnë gjuhë dhune, urrejtje. Një bisedë e imja intime me një person të afërt është prerë dhe është shpërndarë në të gjitha rrjetet. Nuk jam shantazhuar, rrini të qetë,” u shpreh ajo. Mirëpo, Arbana komunikoi se Zhaklin nuk kishte më të drejtën e fjalës për të komentuar Oltën.

Sipas moderatores, këtë do ta bëjë vetëm Arbër Hajdari, për të qenë të drejtë. “Komentet per Oltën do t’i bëjë gjithmonë Arbri për të qenë të drejtë  edhe me të gjithë konkurrentet e tjerë”, tha  Osmani./Lapsi.al

Të këshilluara

Incidenti i Quavo dhe Offset në Grammy

Quavo dhe Offset patën një përleshje në prapaskenë gjatë Grammy, sipas një raporti të ri. Dy interpretuesit me sa duket u grindën për nderin muzikor të Takeoff,...

14:56

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI