Flash

Leonardo DiCaprio kritikohet për 'romancën' me modelen 19-vjeçare

Lapsi.al 8 February 2023
Leonardo DiCaprio kritikohet për 'romancën' me modelen

Leonardo DiCaprio  është përfolur së fundmi në internet për një romancë të dyshuar me modelen 19-vjeçare Eden Polani.

DiCaprio, i cili njihet  për lidhje me femra nën 25 vjeç, u pa me modelen në një festë për këngëtaren e Detroit Ebony Riley. Polani dhe aktori i "Don't Look Up" u fotografuar të ulur pranë njëri-tjetrit, duke ndezur thashethemet e pakonfirmuara për lidhje. Kjo bëri që Leo të përballej me talljet  dhe kritikat e përdoruesve të Twitter.

“E dashura e Leonardo DiCaprio-s është aq e re, përvoja e saj e shkollës së mesme u ndërpre nga COVID-19”, tha një përdorues të hënën. “Tani ka një qen që është më i vjetër se e dashura e Leonardo DiCaprios, "tha me shaka një person i dytë, duke iu referuar qenit më të vjetër në botë, Bobi 30-vjeçar. “48-vjeçari Leonardo DiCaprio këmbëngul se çdo gjë është e shkëlqyer mes tij dhe të dashurës së tij 19-vjeçare, duke shtuar; “E vetmja gjë që është e vështirë është kur duhet të flas me të”, shkroi një tjetër kritik.

Përdorues të tjerë  kritikuan aktorin për atë që ata e konsideruan sjellje grabitqare. “Mos bëni shaka. Leonardo DiCaprio është pothuajse 50 që takohet me adoleshentë  ”, u shpreh një person. “Në këtë pikë nuk mund të bashkohem më as me shakatë. Nëse Leonardo Dikaprio po i afron të 50-at dhe po takohet me një adoleshente, atëherë ai është një grabitqar seksual.”, tha një tjetër./Lapsi.al

 

Të këshilluara

Incidenti i Quavo dhe Offset në Grammy

Quavo dhe Offset patën një përleshje në prapaskenë gjatë Grammy, sipas një raporti të ri. Dy interpretuesit me sa duket u grindën për nderin muzikor të Takeoff,...

14:56

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.25

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI