Flash

Kongresi ngre komisionin/ Stefanik: Verifikim edhe për McGonigal

Lapsi.al 8 February 2023
Kongresi ngre komisionin/ Stefanik: Verifikim edhe për McGonigal

Kryetarja e grupit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Elise Stefanik njoftoi se seanca e parë e komisionit të zgjedhur për të “çrrënjosur" sipas saj "armatimin politik brenda qeverisë federale kundër kundërshtarëve politikë” do të zhvillohet të enjten dhe do të vendosë bazat për seancat e ardhshme. Stefanik është nënkryetare e këtij komisioni.

Stefanik u zotua se komiteti i përzgjedhur, i kryesuar nga republikani Jim Jordan do të luftojë veçanërisht partishmërinë në organe si FBI, dhe CIA si dhe korrupsionin dhe abuzimin të rrënjosur sipas saj në të gjitha aspektet e qeverisë federale.

Stefanik përmendi edhe rastin e Charles McGonigal që është paditur nga Departamenti i Drejtësisë për pastrim parash dhe "dakordësi për të ofruar shërbime" për Oleg Deripaska, një oligark rus i sanksionuar.

“Shikoni FBI-në dhe DOJ-në si fillim. Ekziston një listë e gjatë abuzimesh dhe shënjestrimi të paligjshëm. Një nga zyrtarët më të lartë të FBI-së të Bob Mueller-it që në atë kohë ishte kreu i kundërzbulimit akuzohet për pranimin e qindra mijëra dollarëve nga Rusia. Ky komitet i përzgjedhur do të jetë një nga mjetet e shumta që kemi për të arritur tek e vërteta dhe për t’u siguruar që populli amerikan ta dijë të vërtetën”, - tha ajo.

Ky komision për të cilin flet Stefanik u ngrit pasi republikanët morën shumicën në dhomën e Përfaqësuesve. Lëvizja për të hetuar administratën Biden u pa si një përgjigje për komisionin që demokratët kanë ngritur për ish-presidentin Trump dhe ngjarjet e 6 janarit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale...

19:27

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI