Flash

Berisha sulmon ambasadorin britanik: Korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet pse ikin shqiptarët

Lapsi.al 8 February 2023
Berisha sulmon ambasadorin britanik: Korrupsioni yt me qeverinë

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar ambasadorin britanik në Shqipëri, Alastair-King Smith se korrupsioni i tij me qeverinë shqiptare është një nga shkaqet e emigrimit të shqiptarëve dreht Anglisë dhe dramës së madhe që po zhvillohet në La Mansh. Në një takim me njësinë 8 dhe 10 në selinë blu, Berisha tha se kryeministri Edi Rama ecën me parime mafiozësh. Ai shtoi se qytetarët e thjeshtë që mbijetojnë me idealet demokratike persekutohen, ndërsa një qeveri gansterësh, hajdutësh e kriminelësh, mbrohen.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Shqiptarët po kalojnë La Manshin. I them këtu ambasadorit Alastair-King Smith, korrupsioni yt me qeverinë është një nga shkaqet e dramës që zhvillohet në La Mansh dhe ftoj aktivitete britanike ta vijnë ta studiojnë këtu. Si ka mundësi, një pjesë e shoqërisë që persekutohet, një pjesë e shoqërisë që mezi siguron jetesën, një pjesë e shoqërisë që përpiqet të qëndrojë për idealet demokratike dhe mbrohet me çdo çmim një qeveri gansterësh, hajdutësh, kriminelësh që dalin në regjistra edhe vrasës, trafikantë etj. Si ka mundësi kjo. Janë këto parimet e vendeve të lira? Jo nuk janë. Nuk ka vende të lira që i lejon këto. Janë parime të mafiozëve të këtyre vendeve. Mirëpo këto i ka paguar partia, i ka paguar opozita në Shqipëri. E paimagjinueshme të vërsulen ndaj popullit opozitar që në fund të fundit, në çdo vend, është pushteti moral. Leksioni shqiptar është unik dhe duhet të bëjë krenarë çdo demokrat e demokrate që qëndroi dhe u ngrit. Por pse u ngrit, u ngrit për idealet që kanë këta njerëz, që keni ju, sepse ju mund të vazhdonit në atë kënetën që po na zhysnin, por këtë nuk e pranuat ju. Qeveria e shndërroi Shqipërinë në Kolumbinë e Europës, demokratët duhet të hanin bar. Por pse kjo? Korrupsioni sepse McGonigal nuk është fenomen i izoluar. Ajo fuqi korruptive e Edi Ramës, nuk veproi vetëm tek McGonigal, por veproi tek diplomatët, europarlamentarët, zyrtarë të tjerë, që i merr së bashku me përfaqësues të Sinaloas dhe i fut në zyrë.

Të këshilluara

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale...

19:27

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nga 403 testime të kryera në 24 orët e fundit, 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Asnjë humbje jete nuk është shëruar. 7 person...

18:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI