Flash

Berisha: Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA

Lapsi.al 8 February 2023
Berisha: Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte

Kryetari i PD, Sali Berisha shprehet se aktin që bëri Edi Rama, duke korruptuar zyrtarin e FBI, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA.

Gjatë takimit me përfaqësues të degëve 8 dhe 10 në Tiranë, Berisha tha protesta e 11 shkurtit do të ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Lideri i opozitës e quajti aferë botërore skandalin Rama-McGonigal që ka tronditur fushën e sigurisë për SHBA-në dhe NATO-n.

"Ju falënderoj me shumë mirënjohje për punën që keni bërë dhe bëni, për suksesin e madh të protestës së 11 shkurtit, protestë e cila ka ngjallë shpresat e shqiptarëve kudo që janë, protestë e cila ka një interes të madh në mbarë botën. Afera Rama-McGonigal, është një aferë botërore, që ka tronditur në fushën e sigurisë, jo vetëm në marrëdhëniet bilaterale, por ka tronditur këtë fushë për SHBA-të, vendet e NATO, dhe vendet e lira në tërësi.

Aktin që ka bërë Edi Rama, mund ta ndërmerrte vetëm një fuqi armiqësore ndaj SHBA. Vetëm një vend armik mund ti lejonte vetes, ti korruptojë njeriun më të çmuar të kundërzbulimit, vendit me përgjegjësi më kryesore për sigurinë e botës. Pra në përmasa kjo tejkalon çdo lloj imagjinate për një vend partner, vend të lirë.

Secili nga ju në rast se i shtroni pyetjen vetes dhe duhet të ja shtroni, si ka mundësi që ky njeri të ja lejojë vetes një akt të tillë. Ka vetëm një përgjigje, në keqësinë e tij, Edi Rama nuk njeh asnjë kufi. Nuk ka asnjë normë, asnjë virtyt. Njeriu që haptas deklaron se është i aftë të kryejë akte që kurrë njerëzit me moral normal nuk i kryejnë, do të thotë i lejon vetes çdo lloj akti në funksion të pushtetit të vet. Kjo përbën një fatkeqësi të madhe, të jashtëzakonshme, për një komb dhe shoqëri.

Kur një kryeministër i lejon vetes çdo akt dhe veprim për të ruajtur karrigen e tij, ai nuk e dorëzon pushtetin në asnjë mënyrë. Ai njeh vetëm një gjuhë, gjuhën e forcës, gjuhën e frikës dhe ai përndryshe nuk ikën", u shpreh Berisha.

Të këshilluara

Fier, ndërron jetë 34-vjeçari

Një 34-vjeçar ka ndërruar jetë sot në fshatin Mbyet në qytetin e Fierit. Sipas policisë, i riu me iniciale E.M. dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale...

19:27

11 raste të reja me Covid në Shqipëri

Nga 403 testime të kryera në 24 orët e fundit, 11 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Shqipëri. Asnjë humbje jete nuk është shëruar. 7 person...

18:07

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI