Flash

Zhaklin Lekatari reagon pas publikimit të audios: Nuk jam shantazhuar nga burri i Oltës

Lapsi.al 7 February 2023
Zhaklin Lekatari reagon pas publikimit të audios: Nuk jam shantazhuar nga

Opinionistja e “Big Brother Vip”, Zhaklin Lekatari, ka reaguar pas publikimit të një bisede të saj, ku shprehej se “burri i Olta Gixharit e ka shantazhuar.”

Përmes rrjetit të saj social, Instagram Zhaklina ka pohuar se është e vërtetë por ka përdorur termin e gabuar. Ajo tregoi se është kontaktuar nga burri i konkurentes dhe ka vënë në dijeni produksionin për këtë gjë.

"Përshendetje të gjithëve! Po e bëjë këtë deklaratë sepse mendoj se është mënyra më e saktë për t'iu dhënë përgjigje të gjithë juve që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që po qarkullon në portale është i vërtetë. Burri i Oltës nëpërmjet një miku tonë të përbashkët ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që kam vendosur të bëjë është të kontaktoj me produksionin i cili më ka këshilluar të mos takohem as me këtë familjar por as me familjar të tjerë. Për shkak të presionit shumë të madh dhe për shkak të trysnisë së madhe unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar sepse unë nuk e kam takuar kurrë por ka dashur të më kontaktojë", thotë ndër të tjera opinionistja. Në audio në rrjetin social ‘Whatsapp’, Lekatari dëgjohet teksa thotë se ajo është shantazhuar nga partneri i Gixhari dhe ai ka tentuar “ta blejë me para”.“Unë ia thashë produksionit sot, burri i Oltës do të më shantazhojë. Ndjehem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem, i thashë Sara Hoxhës”, shprehet ajo./Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Harry Styles fiton çmimin 'Albumi i Vitit'

Harry Styles mori çmimin për albumin e vitit për Harry's House. “Kjo nuk u ndodh shumë njerëzve si unë”, u shpreh ai pasi u ngjit në skenë. "Kjo është kaq e ...

14:18

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI