Flash

UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarē nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Lapsi.al 7 February 2023
UNICEF: Mijëra fëmijë mund të jenë vrarē nga

Agjencia për fëmijë e Kombeve të Bashkuara (UNICEF) tha se tërmetet dhe goditjet pasuese, që shkatërruan mijëra ndërtesa në Turqi dhe Siri, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë.

“Tërmetet që goditën jugun e Turqisë dhe veriun e Sirisë mëngjesin e ditës së djeshme, mund të kenë vrarë mijëra fëmijë”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

Ai shtoi se kjo agjenci e OKB-së nuk ka mundur të saktësojë numrin e fëmijëve të vrarë.

Në orët e para të mëngjesit të 6 shkurtit, Turqia dhe Siria u goditën nga një tërmet prej 7.8 ballësh. Më vonë gjatë të hënës, edhe një tërmet i fuqishëm prej 7.5 shkallësh të Rihterit goditi Turqinë.

Dy tërmetet e fuqishme, dhe qindra goditje të tjera pasuese, shkaktuan mbi 5.000 viktima në dy shtetet. Po ashtu, mijëra persona konsiderohen të zhdukur, pas shembjes së shumë ndërtesave.

Operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Dhjetëra vende në mbarë botën kanë ofruar ndihmë për të gjetur të mbijetuar të tjerë. REL

Të këshilluara

Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit...

13:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI