Flash

Offset reagon pas aludimeve se është grindur me Quavo

Lapsi.al 7 February 2023
Offset reagon pas aludimeve se është grindur me Quavo

Offset ka reaguar ndaj aludimeve për një grindje mes tij dhe Quavo, në prapaskenë në ndarjen e çmimeve Grammy.

"Si mund të zihesha me vëllain tim? Ju jeni të çmendur ", shkroi Offset në Twitter. Spekulimet nisën të hënën në mëngjes, pasi TMZ raportoi se pak para se Quavo, të dilte në skenë për performancën e nderit të Takeoff, ai dyshohet se u përlesh fizikisht me Offset.  Sipas gazetës, zënka shpërtheu pasi Grammy-t i kishin kërkuar Offset të ishte pjesë e homazhit, por Quavo refuzoi ta linte të merrte pjesë.Gjithashtu, një natë më parë, në Gala Pre-Grammys të Clive Davis në Beverly Hills, reperët morën pjesë në ngjarje, por nuk u panë bashkë gjatë gjithë natës.

Quavo performoi "Without You", të cilin e publikoi për nder të shokut të tij të grupit muajin e kaluar. Ai u ngjit në skenë me kolektivin muzikor të adhurimit të Maverick City Music. Takeoff u qëllua dhe u vra në Hjuston më 1 nëntor në moshën 28-vjeçare, pas një feste private me Quavo, i cili nuk u plagos në incident.

" Është shumë e vështirë të të them se sa më mungon. Ti ke qenë gjithmonë me mua “, shkroi artisti pas tragjedisë. “Që kur ishim fëmijë,  ke qenë pranë meje duke më parë, ata sytë që prisnin të bëja lëvizjen e radhës. Gjatë gjithë kësaj kohe jam përpjekur të kuptoj se çfarë je vërtet për mua sepse nuk je thjesht nip”, shtoi ai. Tani më në fund e kuptoj. Ti ​​je engjëlli ynë që  na shikon gjatë gjithë kohës .Do shihemi sërish. Të dua”/Lapsi.al

 

Të këshilluara

Incidenti i Quavo dhe Offset në Grammy

Quavo dhe Offset patën një përleshje në prapaskenë gjatë Grammy, sipas një raporti të ri. Dy interpretuesit me sa duket u grindën për nderin muzikor të Takeoff,...

14:56

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

91.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza në Shqipëri në shtatë pika

Një zgjidhje do të qe krijimi i kushteve ligjore e politike për zgjedhje të lira e të ndershme vitin e ardhshëm. Që zgjedhjet të prodhojnë dalje nga kriza, duhet të përgatitet një paketë e veçantë garancish zgjedhore që, mes të tjerash, do të kufizonte paraprakisht ndikimin e parasë së paligjshme, keqpërdorimin e burimeve shtetërore dhe pabarazinë në qasjen te media

12:45 Veton Surroi

Me sytë katër

PAPARAZZI