Flash

Mrekulli në rrënoja/ 15-vjeçari nxirret i gjallë pas 35 orësh

Lapsi.al 7 February 2023
Mrekulli në rrënoja/ 15-vjeçari nxirret i gjallë pas 35

Një adoleshent u nxor i gjallë nga rrënojat këtë të martë, 35 orë pasi një tërmet i fuqishëm goditi Turqinë jugore. Mahmut Nebi Uygul, 15 vjeç, u dërgua në spitalin në provincën Adiyaman, një nga rajonet e goditura rëndë nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë.

Babai i tij, Mustafa Uygul, reagoi i lumturj kur pa djalin e tij të shpëtuar, duke shtuar se edhe vëllai i madh i Mahmutit u dërgua në një spital në kryeqytetin Ankara për një operacion pasi u nxor i gjallë. Të paktën 3549 njerëz humbën jetën dhe 22168 të tjerë u plagosën në 10 provinca pas dy tërmeteve të forta Mbi 8000 njerëz janë shpëtuar deri më tani, sipas shifrave zyrtare.

UNICEF thotë se mbi 7 milionë fëmijë kanë ndërkohë nevojë për ndihmë në Siri. "Mijëra fëmijë janë në rrezik pas tërmetit shkatërrues që shkaktoi dëme të mëdha në Siri. Ekziston rreziku që shumë fëmijë të mbeten jetimë" – tha Andrea Iacomini, zëdhënës i Unicef Italia në një deklaratë.

"Ky është tërmeti më i fuqishëm që ka goditur rajonin në gati 100 vjet dhe erdhi në kohën më të keqe të mundshme për fëmijët dhe familjet e cenueshme në zonat e prekura. Dhjetra shkolla, spitale dhe objekte të tjera mjekësore dhe arsimore u dëmtuan ose u shkatërruan nga goditjet” - tha zëdhënësi i Unicef-it, James Elder. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke ...

19:58

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI