Flash

Mocion me debat për “Rama-McGonigal”/ PS pranon kërkesën e PD: Seancë 12 orëshe

Lapsi.al 7 February 2023
Mocion me debat për “Rama-McGonigal”/ PS pranon

“Konferenca e Kryetarëve ka marrë vendimin për zhvillimin e mocionit me debat për çështjen e McGonigal”, kështu është shprehur Taulant Balla në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes.

Gjithashtu kreu i Grupit Parlamentar, Balla tha se Kuvendi i Shqipërisë duhet të jetë shembull për zbatimin e vendimit të gjykatave.

"Për të ndjekur seancën për një çështje me dy kërkesa. Kam thëne se jemi të gatshëm për zhvillimin e një mocioni me debat dhe këtë gatishmëri e kemi shprehur edhe sot në konferencën e kryetarëve. Ka marrë vendimin për zhvillimin e një mocioni me debat. Sa i përket kohës se sa orë dhe kur do të zhvillohet ky debat le të jetë një diskutim. Konferenca e kryetarëve ka miratuar zhvillimin e mocionit me debat. Mocioni me debat do të zhvillohet. Mbetet të caktojmë sa i gjatë do të jetë debati, të jetë një prej 12 orësh."- tha Balla, duke shtuar:

“Që kanë lindur me një parti që kanë me probleme me vulën, duhet të jetë gjenetike. Por që të guxojnë të firmosin kërkesa gjatë kohës që nuk janë në Shqipëri, dhe që në një shkresë kanë një firmë dhe një nënshkrim tjetër mirë do të ishte që të tërhiqen nga firmat e falsifikuara. E kanë bërë me vrap se kush e depoziton i pari. Nuk ka pasur situatë më qesharake me dy grupet e opozitës se kush depoziton i pari kërkesën”.

Të këshilluara

Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit...

13:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI