Flash

Kanadaja ofron 10 milionë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirin

Lapsi.al 7 February 2023
Kanadaja ofron 10 milionë euro ndihmë për Turqinë dhe Sirin

Kanadaja ka ndarë 10 milionë euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri i këtij shteti, Justin Trudeau, i cili në Facebook ka shkruar se shteti të cilin ai e udhëheq ka vendosur të ndajë menjëherë 10 milionë euro, ndërsa do të vazhdojnë t’i mbështesin këto dy vende.

“Pas tërmeteve shkatërruese të djeshme, ne po japim 10 milionë dollarë ndihmë të menjëhershme për njerëzit e Turqisë dhe Sirisë – dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje ndërsa situata po evoluon.”, ka shkruar kryeministri kanadez.

Gjersa ai gjithashtu ka theksuar se ekipet në terren veçse janë duke shpërndarë ushqime, karburant dhe mundësi strehimi.

“Partnerët tanë tashmë po shpërndajnë ushqime, karburant emergjence dhe artikuj strehimi.”, ka shkruar Trudeau.

Të këshilluara

Tërmeti, Turqia mbyll shkollat për një javë

Të gjitha shkollat ​​në mbarë vendin në Turqi do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer....

16:22

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI