Flash

Gjiknuri: E kam takuar McGonigal, por pas Ramës. Nuk jap detaje të tjera

Lapsi.al 7 February 2023
Gjiknuri: E kam takuar McGonigal, por pas Ramës. Nuk jap detaje të

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka pranuar se ka zhvilluar takime me ish-agjentin e FBI-së Charles McGonigal që është vënë nën akuzë për korrupsion.

I ftuar në “5 Pyetjet”, Gjiknuri tha se ai e ka takuar McGonigal, pasi ky i fundit kishte zhvilluar biseda e takime me kryeministrin Edi Rama.

Por, Gjiknuri nuk ka dhënë asnjë detaj në lidhje me këto takime, por ka thënë vetëm se në atë kohë ai ishte një zyrtar i lartë shtetëror amerikan, që erdhi në Shqipëri dhe kërkoi takim me përfaqësues të lartë të qeverisë shqiptare për të ofruar asistencë ndaj çështjeve të caktuara.

“Unë e kam takuar si ministër, pasi e ka takuar kryeministri. Kemi biseduar me të. Nuk mund t’i përgjigjem çdo pyetje për takime që unë bëj me një zyrtar të caktuar. Kur e kam takuar, ka qenë drejtor në detyrë. Nëse keni lexuar dosjen, nuk flitet aty për ndonjë shqetësim se pse ka takuar një ministër të Republikës së Shqipërisë. Në zyrën time nuk ka qenë i shoqëruar nga zoti Duçka. Unë nuk mund të jap detaje këtu. Nuk është studio televizive për të hequr kredon e dyshimeve të të tjerëve," tha Gjiknuri.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI