Flash

E rëndë në ishullin grek, mbytet varka me 41 emigrantë (VIDEO)

Lapsi.al 7 February 2023
E rëndë në ishullin grek, mbytet varka me 41 emigrantë

Një varkë me emigrantë është mbytur rreth orës 6:30 të mëngjesit në ishullin e Lesvos në Greqi. Një video tronditëse nga operacioni i shpëtimit të refugjatëve që u zhvillua mëngjesin e së martës u publikua nga Roja Bregdetare. Mediat greke raportojnë për tre të vdekur nga aksidenti tragjik, dy gra dhe një burrë, në moshë të re.

Sipas dëshmisë së një të mbijetuari, gjithsej 41 persona ndodheshin në bordin e varkës, e cila ishte nisur herët në mëngjes nga bregu pranë Ayvalit. Nga këta, 19 persona janë shpëtuar deri më tani nga roja bregdetare që i ka nxjerrë nga deti, ndërsa një numër prej 6 deri në 10 persona janë gjetur nga patrullat këmbësore të policisë në malet e zonës, ku janë larguar menjëherë mbytjes së varkës.

10 nga të shpëtuarit, përkatësisht 6 burra, 3 gra dhe një foshnjë, janë shtruar në spital me hipotermi dhe lëndime, ndoshta fraktura, nga përplasja e shkëmbinjve në bregdet.

Emigrantët vinin nga Somalia, Sudani, Jemeni, Eritrea dhe Gambia. Në zonë po kryhen kërkime nga toka dhe deti për të gjetur 9 deri në 13 personat e mbetur të zhdukur.

https://www.youtube.com/watch?v=p6mzZWL9ILI

Të këshilluara

Tërmeti, Turqia mbyll shkollat për një javë

Të gjitha shkollat ​​në mbarë vendin në Turqi do të mbyllen për një javë për shkak të tërmeteve të fundit, njoftoi të hënën ministri turk i arsimit Mahmut Özer....

16:22

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI