Flash

Media holandeze: Shqipëria mund të ketë manipuluar shpenzimet në mbrojtje

Tre vende të NATO-s, pas rishikimit të të dhënave, rezulton se kanë shpenzuar më pak për mbrojtjen e tyre sesa ishte rënë dakord, thonë burime të NATO-s. Çekia, Sllovenia dhe Shqipëria rezultojnë se nuk e kanë arritur minimumin e dakordësuar vitin e kaluar, ndërkohë që ato në fakt duhet të jenë tashmë duke punuar drejt një buxheti shumë më të lartë të mbrojtjes.

11:00

Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Lapsi.al 7 February 2023
Berisha: Rama pagoi për të vrarë opozitën

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha bëri akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama në një takim të zhvilluar në selinë blu me të rinj të FRPD-së. Duke iu referuar aferës “McGonigal”, Berisha tha se Rama pagoi një njeri të fuqishëm për të vrarë politikisht opozitën.

“Mori të gjitha pushtetet dhe i vuri në një dorë dhe për më tepër, pagoi vrasës për të vrarë opozitën. Vrasës të paguar. Cilin? Një nga personat më të fuqishëm. Kurrë një njeri që beson në vlerat e lirisë, nuk mund të imagjinojë të veprojë në këtë mënyrë” – tha Berisha.

Berisha tha se Rama duhet të largohet menjëherë duke e akuzuar atë për vjedhje të pasurive publike.

“Sarajet e Edi Ramës, do ju them unë ju, kur i ka ndërtuar ai ato, në Inspektoriatin e Deklarimit të Pasurive ai ka pasur gjithsej të deklaruara gjithsej, 3800 dojçmarka dhe 400 mijë lekë. E tëra me para krimi ose të vjedhura. Ja cili qeveris sot” – tha Berisha.

“Shqiptarët nuk kanë shpresë sot, sepse vota u vidhet, pasuritë u vidhen, buxheti u vidhet. Ua them unë ju, sipas KLSH janë vjedhur 122 miliardë lekë. 97 miliardë është fondi i pagave në Shqipëri. Ç’ka do të thotë, vetëm me këto mund të dyfishoheshin rrogat e shqiptarëve.

Përkundrazi udhëton me avion me dhomë gjumi, shpenzon 22 mln euro në udhëtime. Udhëton me vetura 500 mijë eurosh dhe thotë ma ka blerë partia, se partia e tij prodhon lekë. Kryeson vetëm 19 mbledhje nga 48 mbledhje të qeverisë. Nuk ekziston asgjë tjetër për të, veç se pasurimi i tij i papërmbajtur. Po pse Alda u mbush në të gjitha anët me paratë e vjedhura. Sepse ministri i saj, nëse ajo mbush kasafortat, ai mbush dhomat, Edi Rama mbush tunelet dhe kontot kudo që i ka. Prandaj ikin shqiptarët” – tha Berisha që më pas nuk e kurseu as Erion Veliajn.

“Ju keni një person kryetar bashkie, i cili ka 3 vjet që nuk takon dot qytetarët, por i mbledh nëpër salla apo zyrat e bashkisë me përzgjedhje. Por ka 6 vite që vjedh për çdo ton mbetje që krijohet në qarkun e Tiranës, 18 euro fut në xhep duke ua marrë qytetarëve shqiptarë. I tarifon sikur digjen, nuk digjet asnjë kilogramë. Të gjitha depozitohen dhe ky u merr në kundërshtim me kontratën, 29 euro, 18 euro ky i vjedh, i çon ofshore, mundet dhe në Iran” – e shigjetoi Berisha.

“Pra që të gjithë e shohin që fusha e Sharrës nuk ka djegës, nuk bëhet seleksionimi, por ai vazhdon nga studio në studio, në një kohë kur e ka vendin nga qelia në qeli, sikur nuk ndodh asgjë. Gjer tani janë bërë 54 milionë euro, minimumi të vjedhura vetëm aty. Qindra milion të vjedhura me djegësat, pasuri përrallore” –shtoi kreu i PD-së. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI