Flash

Avokati i Alda Klosit: Pastruesja Rozeta Dobi kërkon të shpëtojë djalin

Lapsi.al 7 February 2023
Avokati i Alda Klosit: Pastruesja Rozeta Dobi kërkon të

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Avokati i Klosit, Ilirjan Muho në një komunikim për mediat, deklaroi se pastruesja ka dhënë deklarime të pavërteta, duke theksuar se nuk do të habitej nëse në ditët në vijim të ndryshonte sërish dëshminë.

Sipas tij Rozeta Dobi synon të shpëtojë djalin.

“Është një deklaratë e përciptë dhe është debatuar gjatë lidhur me pyetjen që ka bërë oficeri i policisë gjyqësore. Nuk është pyetur se cili është burimi i parave. Flitet për një kontradiktë , por nuk është e vërtetë. Alda Klosit i është thënë vetëm çfarë të ka humbur dhe na jep përshkrimin e sendeve që të kanë humbur. Lekët janë për xhaxhain sepse kishte nevojë për të përballuar shpenzimet për kurimin në Amerikë. Mos u çudisni kur të jeni para një deklarimi tjetër. Unë nuk besoj në atë çfarë ka thënë Rozeta Dobi. Nëse thotë një deklaratë tjetër, çfarë do të bëjë Prokuroria, do t’i thotë më fal Alda Klosit, duke shtuar: “I kemi kërkuar, pasi prokuroria po kërkon të verifikojë vërtetësinë e dëshmive të saj. Prokuroria më parë e arrestoi, dhe tani po kryen veprimet. nëse të dhënat tregohen të pavërteta, ça do bëjë prokuroria. Prokuroria po përdor si ‘thembër të Akilit’ dëshminë e kësaj shtetaseje (Dobi). Ajo mund të bëjë një deklaratë tjetër më vonë.” 

Lexo më tej: Alda Klosi në burg, merret sërish në pyetje pastruesja Rozeta Dobi (Dëshmia) 

Lexo më tej: Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi 

Të këshilluara

Arrest me burg për ish-zyrtaren Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi është lënë në arrest me burg. Aktualisht Klosi ndodhet në spital, pas problemeve shëndetësore që shfaqi pas arrestimit...

13:20

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI