Flash

Tërmeti në Turqi/ Pallate të shembura, toka e çarë dhe qytete nën rrënoja (VIDEO)

Lapsi.al 6 February 2023
Tërmeti në Turqi/ Pallate të shembura, toka e çarë
Janë me mijëra viktimat nga tërmeti 7.9 ballë që goditi në kufirin mes Turqisë jugore dhe Sirisë rreth orës 2 të natës së kaluar. Të plagosurit kanë mbushur spitalet në të gjithë Turqinë. Epiqendra e tërmetit ishte pranë qytetit Gaziantep. Po aq të forta kanë qenë edhe pasgoditjet. Mes tyre dallohen dy tërmete të tjera shumë të fuqishme në Turqinë qendrore, të magnitudave 7.7 dhe 5.9 të shkallës Rihter. Në Siri janë konfirmuar 427 viktima dhe mbi 800 të plagosur në zonat e vendit të kontrolluara nga kurdët. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë punën për njerëzit e mbetur nën rrënoja por operacioni vështirësohet prej motit të keq me reshje shiu e dëbore. Më poshtë janë disa nga pamjet e filmuara me cellular gjatë rënies së tërmetit të parë që shkaktoi qindra të vedekur dhe gjatë tërmeteve të tjera gjatë ditës. Pamjet tregojnë godina që lëkunden në të gjithë qytetin duke shkaktuar një zhurmë të frikshme, që të kujton tërmetin e fortë që kaluan shqiptarët 3 vite më parë.  

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI