Flash

Sa ndikon tërmeti i llahtarshëm i Turqisë në Shqipëri

Lapsi.al 6 February 2023
Sa ndikon tërmeti i llahtarshëm i Turqisë në Shqipëri

“Situata sizmike në Turqi është ende e agravuar. Jemi larg zonës 1500 km distancë ajrore ne nuk kemi ndjeshmëri për këto tërmetet e vegjël. Ne do raportojmë vetëm pasgoditjet e moderuara që mund të regjistrohen.kete ka shpjeguar sizmiologu Edmond Dushi në një lidhje direkte me PANORAMA TV, ka treguar nëse Shqipëria rrezikon nga tërmeti i fuqishëm që tronditi Turqinë këtë të martë. Sipas tij, vendi ynë ndodhet në një distancë shumë të largët dhe nuk ka rrezik të regjistrojë pasgoditje me magnitudë të lartë.

Kur ndodh një tërmet i fortë në cdo kontakt tektonik pritet që energjia e cliruar aty të vërë në lëvizje gjithë sistemin e diku të akumulohet e diku të clirohet energji. Në rajonin e Mesdheut kjo situatë është e koklavitur dhe ka një numër kontaktesh të fuqishme.

Territori i Shqipërisë është shumë larg në raport me këtë tërmet për të pasur një impakt nga ky tërmet.

Në Shqipëri s’ka pse të ketë panik, kurse në Turqi vlejnë rregullat e përgjithshme që njerëzit të ruajnë qetësinë e të largohen nga objektet e dëmtuara”, tha Dushi.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI