Flash

Rëndohet bilanci në Turqi, mbi 1800 viktima nga tërmeti

Lapsi.al 6 February 2023
Rëndohet bilanci në Turqi, mbi 1800 viktima nga tërmeti

Më shumë se 1.800 viktima janë konfirmuar tani të vdekur në Turqi dhe Siri pas tërmetit tragjik që trondit dy vendet në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Sipas të dhënave të fundit, Turqia ka regjistruar 1.121 vdekje, ndërsa 371 persona të tjerë kanë vdekur në zonat e kontrolluara nga qeveria të Sirisë.

Mbrojtja Civile Siriane, e njohur si “Helmetat e Bardha”, ka konfirmuar 380 viktima në zonat e kontrolluara nga opozita.

Më herët, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha se nuk mund të parashikonte se sa do të rritet numri i të vdekurve ndërsa përpjekjet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë. Disa ekspertë kanë vlerësuar se numri i të vdekurve mund të arrijë në 10.000 ose më shumë.

 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI