Flash

"Rama do përfundojë si McGonigal"/ Berisha: Ç'do ndodhë më 11 shkurt

Lapsi.al 6 February 2023
"Rama do përfundojë si McGonigal"/ Berisha: Ç'do

Në një dalje për media, Sali Berisha ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se do të ketë të njëjtin fat si ish-zyrtari i FBI, Charles McGonigal.

Ai tha se Rama nuk ia doli që të përjashtoi opozitën nga zgjedhjet e 14 majit, ndërsa shtoi se protesta e 11 shkurtit do të jetë më e fuqishmja.

“Skenar që u zhvillua në tre etapa, në zyrat e McGonigal kundër Muzinit e cila u kurorëzua me marrjen në ndjekje penale të Bashës dhe mbylljes së dosjes nga Rama, së dyti sanksionimi i Berishës sepse nuk do pranonte që PD të bashkëqeverisje me Ramën, e treta Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabre për të qeverisur pa opozitë, por do të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit PD.

Por kjo dëshirë e tij merr fund… aty ku përfundoi McGonigal do përfundojë edhe Rama, si një njeri që i futi thikë në zemër marrëdhënieve me SHBA.

Në 11 shkurt në ora 12, shqiptarët kudo që janë, janë të ftuar të vërshojnë drejt Shqipërisë. Shqipëria po zien këto ditë. 11 shkurti do jetë dita e protestës më të fuqishme, ndaj dhe ftesa ime për shqiptarët është: Të gjithë në protestë për të ngritur zërin kundër regjimit të kalbur”, tha Berisha.

Lexo më tej: Rëfimi i ish të dashurës/ Telefonatat dhe fotot e McGonigal me Ramën 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI