Flash

Protestë te shtëpia e Edi Ramës në Surrel: Jep dorëheqjen

Lapsi.al 6 February 2023
Protestë te shtëpia e Edi Ramës në Surrel: Jep

Protestë pranë shtëpisë së kryeministrit Edi Rama në Surrel. Një grup qytetarësh, të rinj të FRPD dhe simpatizantë të PD janë mbledhur rreth 1 km larg nga shtëpia e kryeministrit dhe i kërkojnë të largohet nga detyra.

Ata mbajnë pankarta në duar ku shkruhet ‘faktet dolën, jep dorëheqjen’ teksa në foto shfaqet Rama dhe ish-zyrtari i FBI-së Charles McGonigal.

"Jemi këtu për t’i kthyer vizitën kryeministrit Edi Rama. Ai ka futur duart në xhepat e qytetarëve dhe ka hyrë brenda shtëpive tona.

Ka tentuar të asgjësojë të gjithë zërat kundër tij për të mbajtur pushtetin e një autokrati. ne jemi këtu dhe këtu do qëndrojmë çdo ditë. Një pikënisje dhe një thirrje për qytetarët që të na bashkohen më 11 shkurt. Ne jemi këtu, qytetarët shqiptarë janë këtu.

Do jemi në mbështetje të çdo kauze qytetare. Ne mendojmë se Rama nuk meriton më të jetë në postin e kryeministrit. Ai ka tentuar asgjësimin e opozitës shqiptare. Ne nuk e duam më kryeministër", tha një prej të rinjve.

Në vend ndodhen dhe forca të shumta të policisë. Në një komunikim fillestar, policia iu ka kërkuar protestuesve të mos vendosen në këtë zonë.

Lexo më tej: CNN: McGonigal, marrëdhënia e fshehtë me kryeministrin e Shqipërisë! 

Lexo më tej: New York Times: Si i shiti McGonigal shërbimet e tij në Shqipëri! 

Lexo më tej: Flet ish-e dashura e McGonigal: Paratë, lidhjet me Ramën, Nezën dhe Shqipërinë 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI